KVV: Fushata zgjedhore nisi para afatit, mbikqyrja e saj jashtë kontrollit
TIRANË- Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë shpreh shqetësimin e nisjes së fushatës zgjedhore nga partitë politike para afatit të përcaktuar me ligj, që është data 24 Maj. Në një deklaratë për mediat, Vëzhguesit Vendorë nënvizojnë se mbarëvajtja dhe mbikëqyrja e kësaj fushate del jashtë kontrollit, pasi ligji rregullon monitorimin vetëm për 1 muaj, ndërkohë që i bën thirrje KQZ, që të vërë në shinat e duhura procesin.
“Mbarëvajtja dhe mbikëqyrja e kësaj fushate prej autoriteteve përgjegjegjëse del jashtë kontrollit, pasi ligji e rregullon këtë mbikqyrje dhe monitorim vetëm për një muaj nga rreth 6 muaj fushatë të zhvilluar tashmë. Për këtë Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë nxit dhe mbështet Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për të vënë gjithë këtë proçes në shina ligjore, duke marrë masa dhe vendosur sanksione administrative ndaj të gjitha subjekteve politike që kanë shkelur afatin e çeljes së fushatës zgjedhore, në zbatim të Nenit 171 pika 2 e cila përbën bazën e nevojshme ligjore”, theksohet në deklqartën e Vëzhguesve vendorë.
Po ashtu në lidhje me 'ndalimin e përdorimin të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore', Koalicioni konstaton se kuadri ligjor i sotëm është i plotë dhe përbën një garanci që duhet të shfrytëzohet maksimalisht si një mjet efikas për të ndaluar përdorimin e burimeve publike nga subjektet zgjedhore.
“Përveç Kodit Zgjedhor i cili mbulon vetëm periudhën e fushatës zgjedhore, pra nga 24 Maji deri më 21 Qershor, Koalicioni sjell në vëmendje garancitë që ofrohen dhe jepen nga Kodi Penal të cilat nuk janë të kufizuara në kohë dhe janë të vlefshme në çdo kohë. Ndaj, Koalicioni nxit të gjithë aktorët politikë ose jo si edhe qytetarët që të denoncojnë pranë organeve kompetente të gjitha rastet e abuzimit me ligjin nga ana e subjekteve elektorale apo nga pushtetarë. Madje Koalicioni tërheq vëmendjen se shqetësimet e ngritura në media deri më sot dhe në vazhdim duhet të përbëjnë indicie për Prokurorinë, si trupa përgjegjëse e të hetuarit në Republikën e Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Vëzhgueve Vendorë.
(e.m/BalkanWeb)