Berisha: Brenda 1 viti në 'xhep', pasaportën e statusit. Rama mbaj nervat
TIRANE- Partia Demokratike prezantoi kandidatët për deputetë në qarkun e beratit, në një miting madhështor në sheshin e qytetit. Kryeministri i vendit Sali Berisha, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, theksoi se kandidatët e PD-së, do jenë deputetët e interesave dhe hallave të qytetarëve.
Kreu i ekzekutivit duke përmendur arritjet e qeverisë, tha se alternativa e socialistëve është bllokimi dhe akuzat.
“Alternativa tjetër është akuza, akuza dhe vetëm akuza, mohim mohime dhe vetëm mohime, bllokime bllokojmë dhe vetëm bllokime. Është normalet kritikosh nga mëngjesi gjer më darkë qeverinë, po është anormale dhe e pandershme të vish në Berat dhe t ë deklarosh para qytetarëve të Beratit se asnjë armik dhe pushtues nuk ju ka bërë ju atë që ju ka bërë kjo qeveri. Është e dhimbshme se kjo nuk vjen nga një spital psiqikiatrik, por nga lideri i opozitës që e di që Berati sot ka shumë halle po është vend anëtar në NATO. Të thuash këto do thotë të udhëtosh në autobus me xhama të zi dhe të mos shohësh asgjë”, tha Berisha.
Kryeministri premtoi se brenda vitit Shqipëria do të marrë ‘pasaportën’ që do i hapë dritën jeshile integrimit për në familjen e madhe evropiane, teksa shprehu edhe njëherë më shumë këmbënguljen e tij për të miratuar cdo reformë që do liberalizonte vizat me SHBA.
“Jam këtu për tu zotuar se 4 vitet që vijnë do bëjmë për Beratin shumë herë më tepër se 4 vitet që shkuam. Do ndërtojmë boshtin e jugut dhe cdo kilometër rrugë në këtë qark. Do ndërtojmë cdo shkollë cdo spital, cdo poliklinikë. Brenda 1 viti do kemi në xhep pasaportën e statusit të vendit kandidat. Bashkë do hapim negociata me BE për anëtarësim të plotë. Do bëjmë cdo reformë për të miratuar liberalizimin e vizave me vendim mik më të shquar të shqiptarëve”, premtoi Berisha.
Kryeministri i bëri thirrje Ramës, të ruajë qetësinë dhe të mos ofendojë qytetarët që marrin pjesë në mitingjet e PD-së.
“E ftoj për dy gjëra zotin Rama. Ne jemi politikan, kemi kamerat dhe mikrofonat është e pa falshme për ne të ofendojmë njerëzit, është e papranueshme, ndaj natyrisht fushata është fushata, temperaturat ngrihen por gjakrat duhet të mbahen, nuk mund të quash kurrë këtë qytetarët ë mrekullueshëm robër, jo zoti Rama këta janë gra dhe burra të lirisë dhe kanë hedhur shtypjen mënjanë Rama mbaj nervat, një ditë i quan mësuesit injorant, nxënësit dele, ditën tjerët quan tjetrin tradhtar”, tha Berisha.
Berisha në Twitter: Uragani i fitores së PD, sot në Berat!
Partia Demokratike prezanton sot kandidatët e saj në qytetin e Beratit. Kryeministri i vendit Sali Berisha në një njoftimi në profilin e tij në “Facebook”, fton qytetaret të jenë pjesë e këtij mitingu në sheshin qendror të qytetit për çeljen e fushatës elektorale.
“Uragani i fitores sonë sot udhëton për në Berat! Të dashur miq, sot çelim në Berat fushatën tonë të fitores. Ftoj të gjithë qytetarët dhe qytetaret e Beratit të bashkohemi të gjithë me uraganin e fitores në ora 19:00 në sheshin qendror në bulevardin Republika për çeljen e fushatës elektorale. Përpara drejt Fitores!!! sb”- shkruan kryeministri Berisha.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Shalsi-Berishës: Gjendja e rrugëve në Berat skandaloze, mos kërko vota 'Robërit’, Berisha: Rama nëse iu fute betejës, mbaj zemërimin, jo fyerje popullit