E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjiknuri i PS në Forumin e Liderëve Botëror

TIRANË- Sekretari për Cështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri është ftuar të marrë pjesë në Forumin e Liderve Botëror që zhvillohet me rastin e Konventës së Demokratëve që mbahet në Sharlot, Karolina e Veriut në datat 3-6 Shtator.

Ftesa është bërë nga Bordi i Drejtuesve të Institutit Kombëtar Demokrat që kryesohet nga ish-sekretarja e shtetit Madalen Allbright.

Në këtë aktivitet që zhvillohet në kuadrin e Konventës marrin pjesë personalitete të njohura politike apo diplomatike, ndërmjet të cilëve ish sekretarja Allbrajt, ish-presidenti Klinton, Senatori John Kerry, Nensy Pallosi etj, anëtarë të kongresit amerikan, si dhe politikanë të shquar të mbi 100 shteteve të botës.

Pas këtij aktiviteti, Z. Gjiknuri pritet të udhëtojë në Ëashington DC për të zhvilluar takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Mbrojtjes. Në këto takime do të diskutohen cështjet më të mprehta të politikës në vend, gjë që duket edhe nga përfshirja në axhenden e takimeve të tre departamenteve më të rëndësishme të administratës amerikane dhe që lidhen direkt me disa nga cështjet më aktuale për të cilat SHBA tregon interes në vend, si demokracia, drejtësia, mbrojtja dhe zgjedhjet.

Gjiknuri është përfaqësuesi i vetëm nga politikanët shqiptarë i ftuar në një forum kaq të rëndësishëm.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›