Ahtisaari nuk mund të flasë për Kosovën

Ish-presidenti finlandez dhe hartuesi i pakos për Pavarësinë e Kosovës, Marti Ahtisaari, nuk mund të jap intervista tani në këtë kohë. Të paktën kështu i ka thënë Kosovapress-it, këshilltarja e tij Minna Kukkonen.
Pas komunikimit me të dhe dërgimit të disa pyetjeve, ajo ka kthyer përgjigje negative. Por, thotë se ai fatkeqësisht nuk mund të jap intervistë në këtë gjendje, në të cilën gjendet Kosova.
Nuk sqaron pse dhe si, por gjendja në të cilën është vendi ynë, duket se nuk ua lejon të deklarohen.
“Fatkeqësisht Presidenti Ahtisaari nuk mund të jap intervista në këtë gjendje në të cilën gjendet Kosova. Faleminderit për mirëkuptim”, ka thënë Kukkonen.
Ndryshe, tashmë është mësuar se Ahtisaari do të jetë në Kosovë brenda më pak se dhjetë ditësh, në përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë. Shpresojë se atëherë do të mund të flas apo edhe të jap mendimin e tij se si është implementuar pakoja, të cilën e ka hartuar. (Kosovapress)