Gjiknuri takim me zv.ambasadorin amerikan Demian Smith

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me zv.ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith. Gjiknuri informoi se në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e Partisë Socialiste. “Ndamë pikëpamjet tona për reformën e pritshme zgjedhore në përmbushje të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, shtyrjen e mandatit të organeve të Vetingut pa e kushtëzuar me çështje të tjera, forcimin e shtetit ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit”, tha Gjiknuri.