E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mbaron seanca në Gjykatën Kushtetuese për kushtetueshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019

Në Gjykatën Kushtetuese, ka mbaruar procesi ku u shqyrtua kërkesa e Shoqatës së Bashkive për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. 

Vendimi ku Kushtetuesja do të shprehet nëse zgjedhjet kanë qenë apo jo anti-kushtetuese, pritet të jepet në 30 ditët e ardhme.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese vjen pas opinionit të Komisionit të Venecias, i cili theksoi se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta ketë në kompetencën e saj gjykimin si anti-kushtetues apo jo të një proces zgjedhor, por kjo nuk e pengon që të ushtrojë kontroll mbi legjislacionin zgjedhor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›