E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri takon drejtuesit e CEZ, KESH dhe OST: Energji me çdo kusht për qytetarët

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z. Damian Gjiknuri zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesit e kompanive CEZ Shpërndarje, Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Qëllimi i takimit ishte informimi mbi situatën më të fundit elektroenergjetike në vend, dhe masat e marra për të garantuar furnizimin e pa ndërprerë me energji elektrike për muajt e ardhshëm.

Ministri Gjiknuri deklaroi, se pavarësisht periudhës së ndryshimit të qeverisë, ritmet e punës në këto institucione nuk duhet të ulen, por të garantohet një angazhim maksimal në kryerjen e detyrave ligjore.

Ministri kërkoi sigurimin e furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike të konsumatorëve me çdo çmim dhe me çdo kusht.

Z.Gjiknuri kërkoi gjithashtu, që ti kushtohet rëndësi qëndrueshmërisë financiare duke shmangur shpenzimet e pa nevojshme në të treja shoqëritë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›