Luan Rama: Fushata, e vendosur ne raportet e OSBE/ODIHR
Në një deklaratë nga kryesia e Kuvendit, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama deklaroi se opozita pranoi të behet pjesë e procesit, kjo në lidhje me një marrëveshje parazgjedhore.
Në lidhje me këtë tryezë politike, Rama deklaroi:
“Eshtë një fushatë zgjedhore e vendosur në raportet e OSBE/ODIHR dhe për këtë, duhet të punojnë ekspertët për një draft ku integrohet dhe kërkesa e opozitës. Për këtë, u la që ditën e premte në orën 11.00, të nënshkruhet drafti. I gjithë procesi i ndryshimeve apo i ndërhyrjeve është një proces që bëhet me asistencën e OSBE/ODIHR”.
Luan Rama, në një deklaratë për shtyp theksoi se ky reflektim është i lidhur me cilësinë e pjekurisë politike dhe interesin qytetar.