E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëhilli:Rama të heq dorë nga presioni politik ndaj mediave

"Dje Edvin Kristaq Rama, në një akt tërbimi të plotë ndaj eficencës së operacionit të shpëtimit të Komitetit Ndërministror për menaxhimin e situatës së përmbytjes në rrethin e Shkodrës, nuk kurseu në sulmin e tij as edhe mediat e lira të vendit". Kështu u shpreh zëdhënësja e PD-së Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp për kreun e opozitës.
"Partia Demokratike i kërkon Edvin Ramës të heqë dorë nga presioni politik mbi mediat e pavarura të vendit theksoi Mëhilli duke shtuar se mediat kanë bërë dhe po bëjnë detyrën me profesionalizëm të plotë.
"Edvini iu tha mediave se keni shitur lirinë tuaj vetëm se ato raportojnë të vërtetën mbi operacionet e ndërmarra nga qeveria në zonën e përmbytur.
Telekronistët e tyre së bashku me mijëra zyratrë lokalë e qëndrorë, civil e ushtarak, antarë të Policisë së Shtetit dhe qytetarë të zonave të përmbytura po përballen prej mëse dy javësh me pasojat e rënda të një fatkeqsie natyrore, ndërkohë që ti bridhje hoteleve luksoze të Parisit dhe resorteve turistike të detrave të nxehta" përfundoi Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›