E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjilan: I akuzuari për vrasje dënohet me 14 vjet burg

Të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan është shpallur aktgjykimi në rastin e Tahir Dalipit, i akuzuar për vrasjen e Liridon Dushicës. Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Hasan Sadiku shpallur fajtor Dalipin, për çka e ka dënuar me 14 vjet burgim, transmeton rajonipress.

Duke shpallur aktgjykimin Hasan Sadiku, kryetar i trupit gjykues, tha e Dalipi është fajtor sepse në prill të vitit 2012 me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica. Sadiku tha se Tahir Dalipi është përgjegjës, sepse më 28 prill 2012 në kafiterinë “Oops Bar” me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Afrim Shefkiu, i akuzuari Tahir Dalipi dyshohet se në mënyrë dinake e ka nxjerrë briskun nga xhepi dhe e ka goditur tri herë në regjionin e kraharorit në gjoks e në shpinë në anën e majtë, me ç`rast të njëjtit i shkakton plagë vdekjeprurëse, nga të cilat plagë edhe vdes në QKUK në Prishtinë, Liridion Dushica.

Tahir Dalipi akuzohej për veprën penale “vrasje e rëndë”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›