Gjilan debati per shtatoret e deshmoreve

Privatizimi i egër në Kosovë i shoqëruar vazhdimisht me konteste pronësie sjell probleme edhe kur shtatoret e dëshmorëve duhet të lëvizin nga vendi. Fatin e keq po e përjeton shtatorja e dy dëshmorëve Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, në qendër te Gjilanit, por në truallin e një ndërmarrje tashmë të privatizuar.
Shtatorja erdhi me vendim të komunës së Gjilanit në vitin 2004, por pa koordinim me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila në vitin 2006 e privatizoi ndërmarrjen duke mos menduar për fatin e shtatores.
Aktualisht pronari i hotelit Mustafë Shala ka shprehur dëshirën ta zgjerojë biznesin e tij e bashkë me të edhe largimin e shtatores të cilat sic është shprehur në kërkesën drejtuar komunën, pengojnë ndërtimin e objektit të ri hotelier. Kjo madje është paraqitur edhe si projekt në komunë ku hoteli i ri do t’i afrohet shumë pranë shtatores dhe ajo do të mbesë nën strehën e hotelit.
Kjo ka nxitur reagimin e opozitës dhe familjarëve të cilët protestuan të premten kundër zhvendosjes së tyre. Qëndrim të kundërt ka kryetari i Gjilanit i cili mbështet kërkesën e pronarit të ndërmarrjes dhe propozon zhvendosjen e shtatores në pronë komunale.
“Kemi diku 20 hektar tokë, aty është i planifikuar një objekt i kulturës dhe unë mendoj që shtatoret do të qëndrojnë merkullueshëm para atij objekti. Por kjo punë nuk bëhet pa konsensus. Unë si kryetar komune nuk jam i interesuar për pakënaqësi për zhvendosjen e tyre”, tha Kryetari i Komunës Gjilan, Qemajl Mustafa.
Vendimi ishte marrë në kohën kur kryetar i Gjilanit ishte Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai thotë se rregullimi i brendshëm i qytetit të Gjilanit tani është e drejtë eksklusive vetëm e komunës dhe jo e biznesit privat.
“Kjo është pjesë e procesit që i tejkalon kërkesat e një binzesi, sepse duhen pëfshirë dhe të tjerët. Rolin për këtë duhet ta kenë veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve dhe bashkëpunëtorët që përfishjnë këshillin që është marrë me ndërtimin asaj kohe. Unë si kryetar i Komunës së Gjilanit në atë kohë, kam krujar të gjitha proceset vendimarrjes së tokës dhe vendosjes së monumentit”, tha ish kryetar i Komunës së Gjilanit, tashmë deputet në Kuvendin e Kosoves LDK, Lutfi Haziri.
Tani gjithcka i mbetet këtij debati pas të cilit nëse aprovohet kërkesa e biznesit privat, shtatorja e dëshmorëve Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha do të vendoset përballë një hoteli gjigant sic edhe është paraparë në letër.
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha ishin pjesë e komitetit të studentëve në kuadër të grupit revulucionar i cili do t’i shërbejë Lëvizjës Clirimtare të Shqiptarëve, si nisje e lëvizjes së pranverës studentore të vitit 1981. Që të dy ranë heroikisht mesnatën e 11 e 12 janarit 1984, gjatë përleshjes me forcat policore serbe, në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR, aksion për largimin e barrikadave
KFOR-i ka filluar të premten në mëngjes largimin e barrikadave te pika kufitare në Bërnjak.
Demaçi: Mund të kandidoj për president
Një prej simboleve të luftës së UÇK-së në Kosovë, Adem Demaçi, pranoi për herë të parë publikisht ambiciet e tij për detyrën e presidentit, në një intervistë të botuar mëngjesin e sotëm në një revistë kosovare. Shkatërrimi i Drinit të Bardhë
Drini i Bardhë është një lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Sipas vlerësimeve, lumi Drin kalon në 122 km në drejtimin veri-jug, duke mbledhur edhe ujrat e Lumëbardhit të Pejës, Erenikut dhe Lumëbardhit të Prizrenit. Një nga pasurit e këtij Lumi është edhe Ura e Shenjtë. Kosovë, festonin me armë, arrestohen
Policia e Kosovës arrestoi tre persona në fshatin Dumnicë pas transmetimit të videos ku banorët e këtij fshati festonin me armë. Thaci rithekson: S’kemi konflikt me serbët
Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka përsëritur se qeveria e tij nuk është në konflikt me serbët që jetojnë në veriun e Kosovës.
Lajmet kryesore
KFOR, aksion për largimin e barrikadave
Mblidhen serbët në Bërnjak
Mazhoranca miraton “plehrat”
Rrëzohet kandidatura e Sali Shehut
Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 23-vjeçari
Top Story, programi i PS-së