Gjilan, një i vrarë dhe një i plagosur
Ngjarja ndodhi pas një konflikt midis fqinjësh, ku Sylejman Musliu, 57-vjeç ka mbetur i vrarë, kurse i biri i tij ka mbetur i plagosur. Ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarit Q. B. 48-vjeçar, fqinj i viktimave.
Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite, ka njoftuar policia e Gjilanit, nëpërmes një komunikate për shtyp. Nga hetimet e para të policisë del se motivet e këtij rasti të rëndë të jenë ngatërresat dhe problemet familjare që dy familjet i kanë pasur në mes veti kohëve të fundit. Hetuesit në vendin e ngjarjes kanë gjetur si dëshmi materiale tri gëzhoja të një pistoletë të kalibrit 9 mm.