E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësimi i Kosovës përmes UNMIK-ut ka marrë fund

Në këtë mënyrë ata i janë përgjigjur thirrjeve të Beogradit që Kosova të prezantohet në konferenca rajonale si pjesë e UNMIK-ut.

Ndërsa po afrohet mbajtja e takimit të liderëve të rajonit në Slloveni, Beogradi ka propozuar që atje, delegacioni i Kosovës të jetë pjesë e UNMIK-ut. Një zgjidhje e tillë hidhet kategorikisht poshtë nga kosovarët.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se përfaqësimi i Kosovës jashtë, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, pra, si Republika e Kosovës.

“Kosova e ka Kushtetutën, institucionet e veta dhe çdo përfaqësim do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe pozitën juridike e politike që e ka Kosova. Jemi duke pritur ftesën dhe besoj që do të marrim pjesë në mënyrë aktive”, theksoi Kuçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›