Selmani: Në Kumanovë po ndodh eksod i ri
“Qeveritë një pas një nuk investojnë në infrastrukturë, në hapjen e vendeve të reja të punës dhe shumë familje janë duke marrë rrugën e mërgimit. Jemi dëshmitarë të një eksodi që ndodhë në Kumanovë dhe Likovë. Për fajin e qeverive një pas një, sidomos të kësaj Qeverie që nuk tregon asnjë interes, po na ndodhë ky realitet”, ka theksuar Selmani, duke shtuar se qytetarët kanë humbur shpresën e fundit dhe dita ditës po largohen nga vatrat e tyre.