Gjimnastike/Shqiperia me Kosoven, bashke ne Boterorin e Gjimnastrades
Shqiperia me nje ekip te perbashket me Kosoven ne Kampionatin Boteror te Gjimnastrades, i cili do te behet ne Dober te Austrise, me 2007 n. Ky eshte lajmi i cili ka dale nga zyrat e Federates Shqiptare te Gjimnastikes, qe eshte konfirmuar nga sekretari i Pergjithshem, Bardhyl Hoxha. Per kete ceshtje, Hoxha, se bashku dhe me presidentin e gjimnastikes shqiptare, Flobenc Dilaveri, te merkuren kane pasur nje takim te perbashket me te derguaren e klubit Bregenz, Monika Rojer. "Ajo do te marre persiper disa gjera ne lidhje me kete pjesemarrje tonen se bashku me Kosoven ne Boterorin e Gjimnastrades", ka theksuar Hoxha, ne nje kohe qe te premten Rojer do te kete nje tjeter takim me drejtuesit e Federates Shqiptare te Gjimnastikes, por dhe ato te Kosoves. Dhe se bashku do te hedhin hapat per ndertimin e kesaj skuadre, ndersa Shqiperia e Kosova, ne Boterorin e Gjimnastrades me 2007 n, do te nje ekip i vetem.Gj.V. (Sport Ekspres)