Mundje/ Gentian Gera, i pesti ne europianin e te rinjve
Ne stilin e lire, ne peshen 66 kg, Gentian Gera i Tiranes eshte renditur ne vendin e peste mes 22 konkurrenteve ne kampionatin europian te te rinjve, Sipas te dhenave qe vijne nga Hungaria, Gera turin e pare e ka kaluar direkt, ndersa ne 1/8 e finaleve eshte ndeshur me gjermanin Menzel, nga i cili eshte mundur. Mundesi yne ka kerkuar perseri te ndeshet, ndersa shorti e ka vene perballe hungarezit Ferencz, te cilin e ka mundur. Perfundimisht per vendet 3-4, Gera eshte vene perballe rusit Berukov, nga i cili eshte mundur. Per rrjedhoje, Gentian Gera, qe ka bere nje perfaqesim shume dinjitoz, eshte renditur i pesti mes 22 konkurrenteve ne peshen 66 kg. Pas Baros dhe Geres, vemendja eshte te konkurrimi i Ergys Mirukajt ne mundjen klasike.