Gjimnazi, shtohen 11 lëndë me zgjedhje
TIRANE-Në vitin e ri shkollor 2012 -2013 gjimnazistët në të gjithë shkollat e vendit do të kenë në dispozicion një numër më të madh lëndësh në kurrikulën me zgjedhje. Janë plot 11 lëndë të reja që janë planifikuar të futen si pjesë e kësaj kurrikule, ndërsa ato do t'i shtohen pjesës tjetër të lëndëve, që aktualisht kanë qenë në dispozicion të tyre. Ato janë 10 programe të moduleve profesionale, për të cilat janë bërë edhe trajnimet e nevojshme, ndërkohë që një prej tyre do të jetë edhe moduli "Ju dhe biznesi", i cili është hartuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, që edhe ai do të jetë në listën e moduleve me zgjedhje të lirë të gjimnazit.
Punime të mirëmbajtjes dhe riparimit në banesa, etika e të veshurit dhe arredimit, veprimtari në shërbimin e klientit, estetika dhe truku apo veprimtaritë bujqësore janë disa prej lëndëve që do të bëhen pjesë e kurrikulës me zgjedhje në gjimnaze. Gjithashtu, janë parashikuar edhe një sërë lëndësh të tjera si: veprimtari ndihmëse në laborator, kujdesi për kafshët e shoqërimit, asistencë zyre, përpunim i produkteve ushqimore dhe punime të riparimit dhe mirëmbajtjes mekanike.
Futja e këtyre lëndëve të reja është parashikuar në Udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2012-2013 në arsimin parauniversitar. Ato bëjnë pjesë në projektet që ka në zbatim kjo ministri, ndërsa ashtu siç edhe saktësohet tashmë janë bërë trajnimet e nevojshme për futjen e tyre. Deri më tani lista e kurrikulës me zgjedhje përmbante 17 lëndë, ndërsa me futjen e këtyre moduleve të reja, numri i tyre shkon në 28 të tilla.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)