E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria, verifikim sms-ve të Nazime Vishës

TIRANE-Prokuroria, verifikim sms-ve të Nazime Vishës Prokuroria e Tiranës do të verifikojë mesazhet e gjetura në telefonin e viktimës Fiqiri Muça, të cilin Nazime Visha, këmbëngul se e ekzekutoi para shtëpisë së xhaxhait të saj në Krrabë të Tiranës, pasi për katër vite më radhë e përdhunoi dhe abuzoi seksualisht dhe fizikisht.
Mesazhet e zbuluara pas vrasjes së Muçës, në telefonin e këtij të fundit, në fakt janë mesazhe intime që flasin për një lidhje të mundshme mes viktimës dhe të dyshuarës për vrasjes, e cila sipas verdiktit të Gjykatës do të qëndrojë prapa hekurave të paktën një muaj. Vajza ka pretenduar se mesazhet nuk janë dërguar nga ajo, por ishte dhunuesi i saj Fiqiri Muça, i cili i ka bërë vetë sms-të me qëllim që ti përdorte si shantazh kundra saj, madje ka ngritur dhe pretendimin se përmes këtyre mesazheve, 45-vjeçari ka mundur ta ndajë dhe nga i fejuari. Në kushtet kur Gjykata e Tiranës la detyrë të verifikohen pretendimet e të dyshuarës, Prokuroria ka nisur së pari me verifikimin e mesazheve dhe bisedave telefonike të kryera mes viktimës dhe Nazime Vishës. Prokuroria duhet të vërtetojë nëse Nazime Visha ka qenë ose jo viktimë e abuzimit seksual. Gjithashtu, organi i akuzës duhet të verifikojë pretendimet e familjarëve të Fiqiri Muçës, të cilët akuzojnë pjesëtarë të tjerë të familjes Visha dhe jo Nazimen për vrasjen e të afërmit të tyre. Ndaj, babai, vëllai dhe gruaja e viktimës do të japin dëshmitë e tyre para hetuesve.

Fiqiri Muça u qëllua për vdekje mbrëmjen e 13 gushtit 2012-të. Nazime Visha tha se e kreu ajo vrasjen, pasi Muça, që ishte dhe kunati i motrës së saj e kishte përdhunuar që 14 vjeçe, e pastaj për vite me radhë e kishte dhunuar, madje dhe e kishte marrë peng, duke e detyruar më pas të tërhiqej nga denoncimi dhe të deklaronte sikur kishte ikur me dëshirën e saj.

(d.b/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera  SMS-të intime të çiftit në celularin e viktimës

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›