E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marti: Është anashkaluar zhdukja e dëshmitarëve

Komisioneri Dick Marty ka paraqitur në Asamblenë e Këshillit të Evropës raportin e akuzave të tij për tregti të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.

Në fjalën e tij Marti ka theksuar se raporti i tij në trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri nuk është lexuar mirë dhe pjesa më themelore e raportit ku thuhet se dëshmitarët janë zhdukur është anashkaluar.
 

Sipas tij, indiferenca ka qenë e përgjithshme mbi vrasjen dhe zhdukjen e dëshmitarëve serbë dhe shqiptarë mbi atë që ai e ka cilësuar si trafik organesh nga UÇK-ja.
 

“Janë zhdukur dëshmitarët serbë dhe kosvarë që janë cilësuar tradhëtarë dhe kjo nuk duhet të anashkalohen. Po kemi dëshmitarë dhe ata janë të besueshëm, janë precizë dhe kjo është ajo që frikëson çarqe të caktara” theksoi në fjalën e tij Marti.

Marty gjithashtu ka deklaruar se raportin e tij e ka hartuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të vënë drejtësi për viktimat e këtij trafiku.

“Raporti nuk flet për statusin e Kosovës, nuk flet për marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve dhe për krimet e Millosheviçit. Ai është një raport që flet për shkelje të të drejtave të njeriut. Ka pasur kombe dhe shtete që janë ndjerë të fyer, por këtë unë e kam bërë për të afërmit e viktimave dhe për dënimin e kriminelëve”, ka deklaruar Marty.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›