Gjini: Miqte e Kosoves do te lodhen duke punuar per pavaresine e saj
Kreu i Grupit Parlamentar te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ardian Gjini, ka deklaruar dje se miqte e Kosoves do ta ndihmojne dhe nuk do te lodhen duke punuar. Sipas tij, Kosoven e kane njohur 46 shtete dhe eshte shqetesuese. "Nuk mund te ndikoje. Kosova, me kete strukture te politikes se jashtme qe ka sot, nuk ka arritur te ndikoje qe te na njohin shtetet, e lere me te ndikoje qe ato te mos e ngrene doren per te kerkuar vertetim te legalitetit", u shpreh Gjini. Sipas tij, diplomacia kosovare eshte e conuar dhe e ka humbur momentin pasi eshte dashur qe te nderhyje qe ne fillim per ta mbaruar kete pune. "Tani Kosova do te shkoje ne Nju Jork qe te mbeshtetet ekskluzivisht ne ndihmen e aleateve tane, te cilet nuk e di se sa gjate mund te durojne qe t'i kryejne punet tona", deklaroi Kreu i Grupit Parlamentar te AAK-se qe eshte ne opozite.. Per te, aleatet i kane ndihmuar shume, per me teper se nje dekade, por, ne fund te fundit, edhe miqte nje dite do te thone "more, ju jeni shtet, ju duhet t'i kryeni punet tuaj". Po keshtu deputeti i partise opozitare ka analizuar edhe situaten ne veri si edhe proceset qe po ndodhin atje. Sipas tij, nese ka probleme serioze ne veri, me njohje te reja dhe me ceshtje te tjera dhe nuk flitet per to dhe nese nuk mund te ndihmojme veten s'mund te ndihmohet Kosoven. "Kjo ka te beje me vendin tone, me Kosoven, me te ardhmen tone, te femijeve tane; nuk ka te beje vetem me partite politike. Sikurse edhe me perpara, AAK-ja nuk do te hezitoje per asnje sekonde qe ta kryeje punen e vet ne baze te Kushtetutes dhe ne baze te kapaciteteve qe i ka per te miren e vendit dhe per te miren e Kosoves", theksoi Gjini. Per sa i perket prononcimeve te vazhdueshme te opozites lidhur me lobimin dhe njohjen e pavaresise se kosoves, verejtjet qe i behen qeverise per keto ceshtje, perfaqesuesi i AAK-se ne parlament deklaron se nese punet do te ishin mire, kjo parti nuk do ta kishte pare te arsyeshme te merrej me kete ceshtje, por ta ndihmojne.