E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i "Bandes se Durresit", u operua nga apendesiti

TIRANE - Pas operacionit te pak diteve me pare te bere ne QSUT, Lulezim Berisha, i cilesuar si kapo i "Bandes se Durresit", eshte transferuar gjate dites se djeshme nen masa te rrepta sigurie nga Spitali i Burgut ne Burgun e Sigurise se Larte 313 ne Tirane. Lajmi eshte bere i ditur dje burime prane Drejtorise se Burgjeve, te cilat konfirmuan izolimin e te pandehurit Berisha ne mjediset e burgut 313, ne rrugen "Jordan Misja". I pandehuri Berisha iu nenshtrua pak dite me pare nje operacioni ne apandesit ne Qendren Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane dhe me pas u trajtua ne Spitalin e Burgut. Me permiresimin e gjendjes shendetesore te tij, togat e shoqerimit kane marre urdhrin per transferimin e Lulezim Berishes serish ne burgun e Sigurise se larte 313 ne Tirane. Pese dite me pare, Lul Berisha, ishte derguar per tu bere operacion nga apendesiti. Nen kujdesin e personelit mjekesor te burgut, Lulezim Berisha eshte transportuar ne spitalin e burgjeve, i ndjekur nga nje autokolone policore prej disa mjetesh te specializuara te mbushura me efektiva te forcave speciale. Forcat e policise kane transportuar te akuzuarin ne spitalin e burgut, ndersa edhe aty ishte ngritur gjendja e sigurise pas lajmerimit se Lulezim Berisha do te cohej per mjekim urgjent. Forcat speciale te pajisur me veshje antiplumb e kane shoqeruar 38-vjecarin deri ne brendesi te godines, ndersa mjeket e spitalit te burgut pasi kane bere vizitat paraprake kane konfirmuar se ishte e nevojshme nderhyrja kirurgjikale. Nderhyrja kirurgjikale eshte kryer nga nje grup mjekesh, te cilet kane anuluar te gjitha operacionet dhe vizitat, duke u angazhuar me nderhyrjen kirurgjikale ne apandesitin e Lulezim Berishes. Operacioni ka zgjatur per tre ore. Lulezim Berisha eshte ne proces gjykimi ne Gjykaten e Krimeve te Renda, pasi akuzohet per nje sere veprash te renda penale mes tyre edhe vrasje, ne kuader te organizates kriminale, e njohur si "Banda e Durresit". Se bashku me te, ne proces gjykimi ne kete gjykate jane dhe 16 persona te tjere, te cilet akuzohen si pjesetare te bandes. Shume prej te pandehurve te Bandes se Durresit jane arrestuar keto dy vitet e fundit ne saje te operacioneve te organizuara nga Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda. A. Cena

Mbikeqyrja

Gjate operacionit 15 efektiva speciale, te gjithe te armatosur, kane mbajtur nen vezhgim te gjitha levizjet rrotull qendres spitalore universitare "Nene Tereza". Ne kete kohe, kapoja i "Bandes se Durresit" ka dale nga operacioni dhe nen shoqerimin e autokolones se forcave speciale te policise eshte drejtuar ne spitalin e burgjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›