E Diel, 1 Nëntor 2026

Abkhazia e gatshme per te njohur pavaresine e Kosoves

Ministri i Puneve te Jashtme i rajonit separatist te Abkhazise, Sergej Basma, ka shprehur gatishmeri per ta njohur pavaresine e Kosoves, njoftojne agjencite e huaja. "Nese Kosova pajtohet ta pranoj pavaresine e Abkhazise, atehere edhe ne do ta pranojne kete republike", deklaroi Basma. Perskaj deshires, shefi i diplomacise se Abkhazise ka shprehur dyshimin se do te ndodhe nje gje e tille, shkaku se sipas tij " autoritet kosovare varen nga SHBA-te dhe NATO". Abkhazia eshte nje nga provincat e Gjeorgjise e cila muajin e kaluar shpalli pavaresine e saj, e cila u njoh nga Rusia. Ndersa nga Prishtina zyrtare deri me tani nuk eshte dhene asnje deklarate lidhur me kushtin e rajonit te sapo shpallur te pavarur. Gjithsesi shtete si SHBA dhe vendet e Bashkimit Evropian kane mohuar njohjen e pavaresise se Abkhazise. Shpeshhere ka pasur abuzime ku keto krijonin nje paralele midis ketyre dy shteteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›