E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjini Vrasja e Hajdarit motive politike

Ish-deputeti i Partise Demokristiane Frrok Gjini i ftuar ne Top Story ka folur per vrasjen e Azem Hajdarit 12 vjet me pare duke e cilesuar si nje nga ngjarjet me te renda qe ka kaluar vendi ne keto 20 vjet.

Hajdari ishte i vrare para se te vritej ne 12 shtator sepse shteti i asaj kohe u krijoi mundesine te gjithe eksponenteve qe e urrenin Hajdarin duke e zhveshur ate nga te gjitha funksionet thekson Gjini.

Me pas ai komenton protesten masive gjate varrimit te liderit demokrat. Nuk ishte kryengritje ishte nje proteste popullore pasi demokrateve iu vra njeriu me i shtrenjte qe kishin. Gjate turmes jane bere provokime nga SHIK-u i asaj kohe. Protesta u provokua nga njerez te ndryshem. Azem Hajdari eshte vrare si politikan nuk eshte vrasje ordinere dhe kjo eshte per te ardhur keq shton ish deputeti demokristian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›