E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i OSBE-se Kriza politike vazhdon

Raporti 6 mujor mbi zhvillimet ne Shqiperi i ambasadorit te OSBE-se Robert Bosch perpara Keshillit te Perhershem te OSBE-se ne Vjene nuk ndryshon shume nga i i meparshmi persa i perket situates aktuale politike ne Shqiperi.

Kane ndryshuar ngjarjet duke dhene detaje per bisedimet mes demokrateve dhe socialisteve ne Tirane dhe Strasburg per zgjidhjen e ngercit politik por nuk ka ndryshuar perfundimi. Ambasadori Bosch ka informuar keshillin e perhershem te OSBE-se ne Vjene se ngerci politik mbetet ende i pazgjidhur dhe se dy partite kryesore ne vend nuk po gjejne kompromis per menyren e hetimit te zgjedhjeve te kaluara duke mos kapercyer mosmarreveshjet per fletet e votimit. Raporti nuk mban qendrim per ti dhene ose jo te drejte paleve te perfshira ne debat por thekson rendesine e nisjes se punes per reformen elektorale te bazuar tek rekomandimet e OSBE-ODIHR-it ne funksion te zgjedhjeve lokale te 8 majit 2011.

Rekomandimet e ODIHR-it dhe sugjerimet e tjera per permiresimin e metejshem te sistemit duhet te zbatohen sa me shpejt. Praktika me e mire nderkombetare sugjeron qe kjo reforme duhet te perfundohet rreth gjashte muaj perpara zgjedhjeve. Meqe zgjedhjet vendore jane planifikuar per tu zhvilluar ne maj 2011 kjo do te thote qe puna duhet te perfundoje brenda nentorit 2010 thuhet ne raport.

Por pertej ndryshimeve te kodit Elektoral ne funksion te permiresimit te procesit ambasadori Bosch thekson ne raport se celesi i arritjes se standarteve nderkombetare te zgjedhjeve qendron ne duart e partive politike te cilat administrojne procesin elektoral ne Shqiperi.

Ne te vertete standardet e zgjedhjeve shqiptare jane te ngritura ne themel mbi vullnetin e mire politik te ndertuar nga vete klasa politike. Sistemi i administratoreve te zgjedhjeve te caktuar politikisht ka qene nje arsye kyce shqetesimi dhe megjithese heret a vone Shqiperia me ne fund mund te kaloje ne nje sistem jopartiak te administrimit te zgjedhjeve nje vullnet me i madh politik do te nevojitet per te garantuar permbushjen e plote te standardeve nderkombetare ne zgjedhjet e ardhshme per qeverine vendore. Pas 20 viteve te gjata tranzicioni publiku shqiptar pret qe udheheqesit e tij politike ti japin fund kapitullit te zgjedhjeve te kontestuara thuhet me tej ne raport.

Pervec debatit politik raporti i OSBE-se prek edhe sistemin e drejtesise duke theksuar se pavaresia e gjyqesorit mbetet ende nje sfide. Megjithe deklaratat publike rreth nevojes per te perzgjedhur gjyqtaret me te mire te mundshem emerimeve dhe transferimeve ne gjyqesor shpesh u mungon transparenca-thuhet ne raportin e OSBE-se. Ndersa per luften kunder korrupsionit ne raport shkruhet se ajo mbetet nje perparesi kryesore kombetare dhe se jane bere permiresime ne legjislacionin kunder korrupsionit. Megjithate raporti nxjer ne pah kritikat e dy insitucioneve te pavarura ndaj prokurorise per te mos hetuar zyrtaret e larte.

Viti i shkuar ka pare nje rritje ne ndjekjen e suksesshme penale te zyrtareve te nivelit te ulet dhe te mesem me akuzen e korrupsionit. Perpjekjet per te ndjekur zyrtare te larte megjithate mbeten me modeste me organet shteterore kunder korrupsionit si Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Kontrolli i Larte i Shtetit qe kritikojne mungesen e ndjekjes se metejshme nga Prokuroria ku jane percjelle dosje te figurave te larta te dyshuara per korrupsion shton raporti.

Raporti i OSBE-se veren gjithashtu se per shkak te mungeses se dialogut politik eshte bere i pamundur miratimi i disa ligjeve te rendesishme ne parlament per te cilat duhen 84 vota duke penguar keshtu progresin e axhendes se integrimit te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›