Manganelli Tirana qender bashkepunimi

Manganelli deklaroi se mafia luftohet vetem duke i sekuestruar pronat dhe parate nje deklarate kjo e bere pak kohe me pare ne Tirane edhe nga ministri i Brendshem italian.
Jemi ketu per te konfirmuar edhe njehere bashkepunimin e shkelqyer midis dy vendeve. Duam qe Tirana te jete qendra e bashkepunimit policor italian per Ballkanin. Jemi duke bashkepunuar per investigimet e hetuesve shqiptare ne Itali dhe te italianeve ne Shqiperi. Kemi rakorduar per sekuestrimin e aseteve te personave me precedente kriminale per ti bere keshtu te pasurit te varfer dhe te varferit te pasur. Italia ka punuar shume ne kete drejtim dhe ka sekuestruar brenda ketij viti nje shifer prej nente miliarde eurosh u shpreh Manganelli.
Drejtori i Pergjithshem i Policise Burgaj deklaroi se po bashkepunohet midis dy shteteve per te luftuar krimin e organizuar me shtrirje ne te dyja vendet.
Ka qene nje bashkepunim shume i mire dhe ne kete takim vihen me shume pika kontakti ne luften tone kunder trafiqeve te paligjshme tha Burgaj.
Manganelli ka takuar edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Brendshem Lulzim Basha. Ministri shqiptar i Brendshem u shpreh ne takim se lufta ndaj krimit te organizuar ka sherbyer me shume se c do gje ne perparesimin e integrimit te vendit.