E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB Shqiptaret arsimi i dobet

Banka Boterore paralajmeron se cilesia e dobet e arsimit po kercenon rritjen ekonomike te Shqiperise.

Ne nje raport te fundit te posacem per vendin tone Banka veren se Shqiperia ka nje hendek te madh te punonjesve te arsimuar krahasuar jo vetem me vendet e zhvilluara por edhe ato te rajonit. Aktualisht Shqiperia ka numrin me te ulet te popullsise qe ka kryer studimet e mesme dhe ato te larta vetem 48.7 per qind nga 62 per qind qe eshte mestarja e Ballkanit.

Ne fund te vitit 2009 mbi 51 per qind e firmave te medha ne Shqiperi vecanerisht eksportuesit kane raportuar mungesen e njohurive tek punonjesit si pengesen me te madhe te tyre. Banka veren se kjo situate eshte kritike pasi keto jane firmat te cilat jane burimi potencial i rritjes ekonomike ne te ardhmen.

Por edhe me keto dizavantazhe te theksuara ne kualifikimin e forces puntore Shqiperia jo vetem qe nuk po investon me shume se vendet e tjera por perkundrazi shpenzon per arsimin dukshem me pak se rajoni. Qeveria shqiptare dha ne vitin 2009 per arsimin 3.5 per qind te Produktit Kombetar per Arsimin nga 4.6 qe eshte mesatarja e Ballkanit. Shpenzimet per kerkimet shkencore jane ne nivele te paperfillshme vetem 0.2 per qind e Produktit te Brendshem Bruto ose minimalisht 10 here me pak se sa mesatarja e BE-se.

Banka thote se qeveria ka ndermarre disa reforma te cilat kane konsistuar kryesisht ne hapjen e universiteve cka ka bere qe numri i studenteve te rritet me gati 2.3 here krahasuar me vitin 2003. Por ekspertet e saj thone se perfitimet e kesaj rritje rrezikohen nga ulja e metejshme e cilesise ne mesimdhenie.

Kjo eshte hera e pare kur nje raport i detajuar per ekonomine po nxjerr arsimin si nje kercenim per rritjen ekonomike dhe ekspertet e Bankes thone e shpjegojne kete me faktin se tashme qe Shqiperia i ka ezauruar burimet e lehta te rritjes arsimi do te jete kritik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›