E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Aleanca e vonë me LSIe duhura për fitoren e së majtës

VLORË – PSD-ja beson se e bashkuar, e majta do të vijë në pushtet. Sipas Gjinushit, aleanca me LSI-në, edhe pse ishte e vonuar, do t’i shërbejë largimit të Berishës nga pushteti.

PSD-ja ka zhvilluar në Vlorë një takim paraelektoral me anëtarë dhe simpatizantë të saj. I pranishem në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i PSDSH-së, Skënder Gjinushi. Në këtë aktivitet, veç organizimit të PSD-së për zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës, është diskutuar edhe për çështje të ditës, të cilat kanë zënë një vend të konsiderueshëm në diskutimet që Gjinushi ka patur me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie në Vlorë.

Para elektoratit të PSD-së të Vlorës, kryetari i kësaj partie ka kërkuar angazhimin e të gjithë bazës për të votuar këtë forcë politike si dhe për të bërë më të mirën me qëllim që të kontribohet për fitoren e së majtës por për të grumbulluar më shumë vota edhe për PSD-në. Gjinushi ka akuzuar për kurrupsion dhe keqeverisje, PD-në.

Për here të parë nga Vlora, Gjinushi ka folur edhe për çështje të mëdha të ditës dhe kombëtare. Gjinushi ka komentuar rezolutën për çështjen çame, teksa ka kërkuar që parlamenti ta miratojë atë në një kohë sa më të shpejtë. Ai ka zbuluar se ka qënë një ndër deputetët dhe kryetarët e vetëm të partive në atë periudhë, që ka votuar këtë rezolutë.

Në takimin e organizuar në Vlorë kanë marrë pjesë shumë anëtarë dhe simpatizantë të PSD-së. Ky është takimi i parë që zhvillohet në këtë moment, ku fushata elektorale sapo ka ndezur motorët, edhe pse jo zyrtarisht.

Një nga zërat që kundërshtoi fuqishëm aleancën mes PS-së dhe LSI-së, Skënder Gjinushi, duket se ka zbutur tonet për këtë aleancë. Nga Vlora, ai shprehet se edhe pse kjo aleancë ishte e vonuar, do t’i shërbejë largimit të Berishës nga pushteti. Gjinushi ka shpjeguar se në këtë moment, e majta duhet të jete e bashkuar për të arritur të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme të 23 Qershorit.

Gjinushi shprehu bindjen se ky ështe fundi i kësaj mazhorance, dhe se me 23 Qershor do të ndodhë rotacioni politik dhe e majta do të vijë në pushtet, pasi gjatë këtyre 8 viteve vendi është keqqeverisur.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›