TemA TV/ Topi: Smund të ripremtosh ndërsa nuk ke realizuar premtimet e deritanishme (VIDEO)
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, zhvilloi një takim me strukturat e FRD-së në Elbasan. Mbledhja kishte objektiv kryesor përgatitjen për fillimin e fushatës zgjedhore.
Topi deklaroi se FRD do të jetë një forcë qeverisëse dhe vendimmarrëse pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Në takim, kryetari i FRD akuzoi qeverinë aktuale që sipas tij përpara se tu bëjë qytetarëve premtime të reja, duhet ti sqarojë ata për gjithçka që nuk ka realizuar në këto 8 vite. Duke iu referuar situatës së përmbytjeve në zonën e Shkodrës, Topi tha se është paradoksale që kryeministri lëviz kudo nëpër Shqipëri, por ka lënë në harresë Shkodrën, fushat e së cilës janë përmbytur nga keqadministrimi dhe keqmenaxhimi i qeverisë.
Kryetari i FRD ka vlerësuar mediat, të cilat kanë bërë një pasqyrim real të situatës së vendit dhe kritikoi mediat, të cilat janë bërë palë me partitë e vjetra dhe klanet e tyre. D
FRD do të arrijë një përfaqësim dinjitoz dhe qytetar në parlamentin e ardhshëm shqiptar, tha Topi./ep