E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Sali Berisha zgjohet çdo mëngjes për tua bërë shqiptarëve jetën më të mire

halimiMinistri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka prezantuar në Facebook reformën e re juridike. Ai shkruan se në çdo qytet do të ketë avokat falas. Halimi shkruan se kryeministri Berisha zgjohet çdo mëngjes për tua bërë shqiptarëve jetën sa më të mirë.

Java që vjen është java e një reforme të rëndësishme për sistemin e drejtësisë me fokus qytetarin. Me nismën e kryeministrit Berisha, një grup ekspertësh të Ministrisë së Drejtësisë dhe Euralius kanë përfunduar reformën e ndihmës juridike dhe këtë javë diskutohet në komisionet parlamentare. Çdo qytetar ka nevojë të informohet mbi legjislacionin, të kuptojë atë dhe të ndihmohet. Por jo të gjithë kanë mundësi për të pasur një avokat, jo të gjithë kanë mundësi të këshillohen prej një avokati. Jo te gjithë kanë mundësi të paguajnë tarifat për një avokat apo tarifat gjyqësore, shkruan Halimi. Sipas numrit një të drejtësisë, informimi i qytetarëve është i domosdoshëm. Informimi i tyre është një hap më shumë drejt rritjes së kulturës juridike, rritjes së ndërgjegjes qytetare, rritjes së zbatimit të ligjit, konsolidimit të drejtësisë, uljes së kriminalitetit, forcimit te shtetit ligjor.

- jo taksa dhe tarifa gjyqësore për grupet vulnerabël

- jo taksa dhe tarifa gjyqësore për viktimat e dhunës.

- avokatë falas në çdo qytet të madh të vendit, që do të ndihmojnë falas të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të kenë një avokat.

- 6 klinika ligjore që do të ndihmojnë qytetarët që të informohen mbi të drejtat e tyre, vijon Halimi.  Më tej, ai shkruan se kryeministri Berisha zgjohet çdo mëngjes për ta bërë më të mirë jetën e shqiptarëve.

Çdo mëngjes, çdo qytetar zgjohet me mendimin për të ndryshuar jetën e tij, për ta bërë më të mirë, për vete dhe familjen e tij. Sali Berisha, çdo mëngjes zgjohet për ta bërë më të mirë jetën e secilit prej 4 milionë qytetarëve të Republikës. Ne kemi bërë shumë për reformën në drejtësi. Në 4 vitet e ardhshme do bëjmë akoma më shumë. Jemi në rrugën më të mirë për të ecur bashkë me ju përpara!, shkruan Halimi./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›