Gjinushi: Berisha, jo mocion, por largim
Partia Socialdemokrate do te mbeshtese protesten e dites se premte per te thene qarte dhe publikisht po NATO-s dhe jo Berishes. Nje fakt i tille u be dje publik nga vete kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, i cili, gjate nje komunikimi me mediat, u shpreh kunder ndermarrjes se nje mocioni mosbesimi ndaj Kryeministrit Berisha. "Ne e kemi ftuar te largohet, dhe ai nuk mund te tallet me me forma formale juridike nuk mund te fshihet pas nje shumice, e cila e ka pranuar deshtimin e gjitha ministrive dhe nuk mund ta kuptoj se si deshtojne te gjitha ministrite dhe qeveria te quhet e suksesshme dhe kryeministri kerkon te qendroje akoma, pra ai nuk mund te sfidoje opoziten me mocione, duke blere votat e deputeteve, pasi nje trafikant nuk e ka veshtire te siguroje nje shumice formale", theksoi Gjinushi gjate fjales se tij. Por nderkohe duke i meshuar me force qendrimit te tij, kreu socialdemokrat Gjinushi vleresoi se "trafiku i deputeteve eshte kthyer ne nje klan mafioz, prandaj dhe sfidon opinionin publik, me qendrimet e tij. Mocionin numer nje ta ben populli, ta ben populli i Gerdecit, e bejne 25 te vraret, 300 te gjymtuarit dhe 300 te pastrehet, ne qofte se ju doni qe te drejtoheni akoma nga Sali Gerdeci, ne nuk e pranojme nje gje te tille".
O.Xhilaga
O.Xhilaga