Rama: Shteti s'eshte me, Berisha te ike
Oli Xhilaga
Shteti nuk eshte! Ky eshte nje nga konstatimet e kreut te selise roze, Edi Rama, mbi gjendjen aktuale ne te cilen ndodhet vendi. Keshtu, ne vijim te turit "Dialog me Shqiperine", Rama ka zhvilluar takime dje me banoret e qytetit te Rubikut, dhe te komunes Marlecaj te Torovices. Nepermjet nje permbledhjeje te shkurter mbi menyren se si eshte konceptuar drejtimi i shtetit nga politika, Rama vuri ne dukje se "ne baze te votes sone eshte formuar nje qeveri dhe shteti ka perfaqesuesit e njerezve qe duhet te mbajne pergjegjesi, por shteti mungon. Shteti nuk eshte! Shteti sjell demet, aty ku duhet te garantoje jeten, aty ku duhet te garantoje gjithcka, ne nje territor qe quhet atdhe". Sipas tij, bashkeqytetaret shqiptare ne menyra te ndryshme e humbasin jeten ne rruge, ne pune, ne feste dhe askush nuk mban pergjegjesine.
Ne qender te vemendjes se kryetarit socialist pergjate gjithe bisedave ishte pikerisht shkalla e ulet e sigurise ne vend. Madje, duke risjelle ne kujtese te gjitha tragjedite qe kane perjetuar qytetaret shqiptare pergjate ketyre muajve, duke kulmuar me ate te 15 marsit, Rama vleresoi se "gjendemi ne kushtet kur ka plasur nje bombe, e cila, pervec viktimave dhe demeve te jashtezakonshme, qe u ka shkaktuar familjeve shqiptare, ka nxjerre ne pah me tronditje nje drame, sepse ne realitetin ku ne jetojme plasin perdite bomba, te cilat nuk tronditin gjithe shoqerine, por tronditin nje nga nje familjet shqiptare". Ardhur ne kete pike, kryesocialisti Rama, duke fajesuar qeverisjen aktuale dhe drejtuesin e saj, si shkaktaret kryesore te kesaj situate, u shpreh se "Kryeministri yne ka paturpesine te thote une nuk dija gje, per nje ngjarje qe tronditi Shqiperine dhe boten mbare. Ne kemi te drejte te themi qe ky Kryeminister nuk duhet te na qeveris me, sepse me e pakta qe ai duhet te beje, dhe me e pakta per te, edhe per faktin qe nuk dinte gje, eshte te largohet".
Por, nga ana tjeter, pervec kerkeses se vazhdueshme per t'u larguar Kryeministri Berisha, kreu socialist leshoi nje tjeter thirrje per bashkim mes te majteve dhe te djathteve, me qellim shkeputjen njehere e pergjithmone nga kjo lloj qeverisjeje. "Kjo eshte koha per te kuptuar se ne rast se duam te shpetojme nga kthetrat e ketij fataliteti 17-vjecar, qe nuk eshte fatalitet, por eshte rezultat i nje politike te vjeter te papergjegjshmerise, i nje politike te vjeter teresisht te paafte per te zgjidhur problemet tona, i nje politike te vjeter te korruptuar deri ne palce, duhet t'i japim jete nje bashkimi te ri, ku socialiste dhe demokrate te thjeshte duhet te mendohen ne radhe te pare si qytetaret e Shqiperise", vleresoi Rama gjate fjales se tij.
Kreu i PS: Kjo eshte qeveri e bombave
Kryetari socialist, Edi Rama dhe drejtuesi te larte socialiste kane zhvilluar takime dje ne qytetin e Rubikut dhe ne komunen Marlecaj te Torovices. Gjate fjales se tij, Rama eshte perqendruar ne fatkeqesite e njepasnjeshme qe kane shoqeruar shqiptaret gjate koheve te fundit. "Bomba plasin ne shkolla, ne spitale, ku nuk ka ilace, nuk ka drite. Plasin ne feste, ku pas saj humbin jeten 16 vete. Bomba plasin ne Bulqize, ku familje qe gjenden papritur pa kryefamiljare, ku 3, 4, 5 femije gjenden papritur jetime, ku gjithmone fajtoret jane ata, minatoret, dhe qeveria nuk ka faj, qeveria nuk di gje", u shpreh Rama, pa harruar bomben e 15 marsit ne Gerdec.