Pagat, policia e Kosoves peticion qeverise
PRISHTINE - Sindikata e Sherbimit Policor te Kosoves ka hartuar dje nje peticion te cilin ia dergoi te gjitha institucioneve ne vend, ne perpjekje per te permiresuar kushtet e punes dhe pagat. Peticioni kerkon mes te tjerash rritje page dhe njohje te sigurimit te jetes. Ai i eshte derguar Shefit te UNMIK-ut, Kryetarit te Kosoves, Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit, udheheqesit te EULEX-it, ministrit te Puneve te Brendshme dhe Komisarit te SHPK-se. Pjesetaret e ketij sherbimi theksojne se ishin dhe jane krenare per misionin fisnik qe kane dhe cdo dite kete po e deshmojne permes profesionalizmit, duke u ofruar qytetareve te vendit siguri dhe duke mbrojtur integritetin e vendit. Por kjo nuk do te thote, vijojne ata, qe te gjenden ne nje situate te tille te papranueshme ekonomike.
"Prej kohesh, Sindikata e Sherbimit Policor te Kosoves, ka kerkuar permbushjen e kerkesave, sic jane: sigurimi shendetesor per pjesetaret e SHPK-se, ngritja e pages per te gjithe pjesetaret e sherbimit (per ata te cilet kurre njehere nuk ka pas ngritje), sigurimi i jetes per pjesetaret e sherbimit, pagesa e shpenzimeve te udhetimit/sigurimi i transportit dhe pagesa e rrezikshmerise dhe punes jashte orarit", evidentohet ne peticion. "Mospermbushja e ketyre kerkesave (pervec nderrimit te nates, e cila u realizua), vijon peticioni, ka bere qe te mos perballojme dot rritjen e cmimeve te artikujve te perditshem dhe energjise elektrike", nenvizon sindikata. "Ngritja e cmimit te energjise eshte duke shkaktuar pakenaqesi tejet te madhe, ndaj Sindikata e SHPK-se kerkon anulimin e rritjes". Kryesia Qendrore e Sindikates te Sherbimit Policor te Kosoves evidenton se "jemi e vetmja polici ne bote qe prej nente vitesh nuk ka sigurim shendetesor dhe nuk ka pasur ngritje te pages, duke vecuar ngritjen e pages vetem per gradat e larta". Ne kete pike, SHPK vlereson se "kjo gjendje eshte e padurueshme" dhe se "mirekuptimit eshte duke i ardhur fundi".