E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Berisha perdori "KOP-istet" se gjoja kishte ndryshuar, tani po perdor "xhuvelistet"

ELBASAN- Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, gjate nje takimi paraelektoral te zhvilluar diten e djeshme ne Gramsh, deklaroi se bashkimi i djathte eshte me i pamoralshem se ai i '05, ne '05 Berisha perdori "KOP-istet" per te treguar se gjoja kishte ndryshuar, tani po perdor "xhuvelistet" per te thene qe kjo eshte fryma e re. Madje, sipas tij, ne te jane bashkuar dhe 15 parti, qe dhe kryetaret nuk mbajne mend emrin e partise se tyre. "Pra, kjo deshmon panikun e se djathtes, sepse populli ka nje shprehje "I mbyturi kapet dhe pas fijes se barit" dhe Berisha po kapet pas fijeve te barit", vleresoi lideri i PSD, Gjinushi. Gjate fjales se tij, ai tha se gramshiotet do te zgjedhin midis dy alternativave, nje qe perfaqeson te ardhmen- bashkimi i tyre dhe nje qe perfaqeson te kaluaren, qe perfaqeson krizen, korrupsionin, krimin. "Kjo qeveri qe kerkoi mandatin ne '05 per te shkulur gjoja korrupsionin e se majtes, jo vetem qe nuk shkuli kete korrupsion te se majtes, por mbolli nje korrupsion me dhjetera here me te rrezikshem, me te rende, i shoqeruar me te tera veprat penale; me trafik armesh, shperdorim detyre, pune te zeze", kritikoi qeverisjen e zotit Berisha, kreu i PSD. Prandaj, sipas tij s'mund ta luftoje korrupsionin nje qeveri qe eshte e detyruar qe me cdo mjet, te mbroje aferat e veta. Takimin e radhes me elektoratin e Partise Social Demokratike, Gjinushi e zhvilloi ne bastionin e cilesuar prej tij si te majte.

D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›