Tirana, 300 milione per titullin kampion
Ekipi i Tiranes vendosi qe t'i shperbleje futbollistet me nje shifer rekord, ne rast se do te fitohet titulli kampion, ne fund te ketij edicioni. Ekipi do te perfitoje nje shume qe shkon aferisht me shume se 300 milione leke te vjetra. Ne baze te llogarive kjo shume eshte 30 per qind e perfitimit te kontratave, qe kane lidhur lojtaret me klubin e tyre. Shuma e caktuar, ne forme shperblimi eshte aq e larte, sa nuk eshte dhene deri tani per asnje ekip, cka i jep rendesi te madhe suksesit per kryeqytetasit. Me kete motiv lojtaret theksojne se ndeshja finale me Vllaznine do te kushtoje shtrenjte, ne rast triumfi. Titullaret e Tiranes, pas titullit do te kene nga 25 milione leke per koke, me teper ne xhepat e tyre, por edhe titulli ka vleren e tij, sikurse pjesemarrja ne kompeticionin e Liges se Kampioneve eshte dicka me prestigjioze dhe qe sjell fitime me te medha per klubin. Pas fitores se fundit ne derbi me Dinamon, kryeqytetasit presin ndeshje finale, per te permbushur qellimin final. Por ajo qe ka ngrohur ambientin bardheblu eshte barazimi surprize i Vllaznise ne Shkoder. Kuqeblute kane lene dy pike me Lushnjen edhe si rrjedhoje do te luajne ne Tirane, vetem me synimin qe te fitojne, per te marr trofeun dhe per te lene duarbosh bardhblute. Por ecuria e fundit, sidomos pas eliminimit ne kupe, detyroi drejtuesit e klubit qe te deklarojne shperblimin, qe lojtaret te jene maksimalisht te motivuar per te fituar trofeun e titullit kampion ne Shqiperi. Kesisoj, drejtuesit bardheblu kane ndjekur nje politike te tille, qe te motivojne, duke i mbajtur pagat dhe duke deklaruar qe se bashku me to do te jepen edhe shperblimet, ne rast suksesi, qe ne total shkojne shume per xhepat e cdo lojtari bardheblu. Lojtaret e Tiranes nese shpallen kampione per here te 24-et me Tiranen, do te perfitojne gati gjysmen e shumes se kontrates, qe kane nenshkruar ne fillim te ketij sezoni. Nje jave para ndeshjes direkte me Vllaznine, e cila do te jete edhe e fundit e ketij kampionati, behet e ditur nga ekipi qe pretendon titullin kampion, se eshte akorduar nje shume prej 25 milione lekeve te vjetra per cdo lojtar, ne rast se arrijne suksesin me te madh ne vend. Lojtaret nuk jane paguar per ecurine e fundit, por do t'i perfitojne ato, plus edhe shperblimet qe jane parashikuar. Pas largimit te trajnerit Agustin Kola, i cili deshironte qe te fitonte te dy trofete, Tafaj dhe Bencivenga kane orientuar ekipin drejt fitoreve te fundit, me synim qe te fitohet titulli kampion. Sipas burimeve brenda ekipit te Tiranes, lojtareve iu eshte komunikuar lajmi, se do te perfitojne nje shume te tille, fill pas suksesit. Ky lajm i ka motivuar se tepermi bardheblute, qe presin te shkarkojne te gjitha baterite ndaj Vllaznise, per te mos humbur nje shifer shume te tille.