PS: Berisha, zbrit nga kali i Skenderbeut
Denis Dedej
"Ne i kerkojme publikisht kryeministrit te zbrese nga kali i Skenderbeut dhe te ndale abuzivitetin, agresivitetin dhe korrupsionin ne rritje ne mbledhjen e te ardhurave te buxhetit". Kjo eshte thirrja e bere diten e djeshme nga anetari i kryesise se Partise Socialiste, Arben Malaj, gjate nje konference per shtyp, ku kritikoi qeverisjen per ceshtjet ekonomike te vendit. "Ministri i Financave dhe kryeministri duhet te ndalin fushaten, te njohin me mire gjendjen e rende te buxhetit, te kufizojne shpenzimet abuzive elektorale, te pergatitin paketen anti-krize, e cila ne thelb duhet te lehtesoje biznesin dhe konsumatorin shqiptar", apeloi deputeti socialist, Malaj. Ne kuader te shqetesimit te socialisteve per ceshtjen e biznesit, ai sqaroi se ditet e fundit administrata tatimore, ne menyre anti-ligjore dhe abuzive, ka rritur me disa here rivleresimet tatimore. Sipas ekspertit socialist per ceshtjet ekonomike, tani asnje nuk dyshon me se ekonomia jone eshte ne nje risk te madh, per shkak te renies se ritmeve te rritjes se saj. "Edhe rritja me 0,4% nuk eshte shifer per t'u mburrur, por nje shqetesim jo i vogel, po te kemi parasysh se qeveria ka parashikuar te ardhurat ne buxhet dhe investimet e saj me nje rritje ekonomike 6%", beri te ditur, Malaj. Socialisti theksoi se kjo renie kaq e madhe e rritjes ekonomike, eshte renie e aktivitetit ekonomik, eshte renie e mundesive per biznes, eshte falimentim i disa qindra bizneseve te vogla, eshte rritje e papunesise me mijera vete. "Te rritesh ne menyre arbitrare tatimet, pikerisht kur pranon qe ka rene ndjeshem rritja ekonomike e vendit tend, eshte politika fiskale jo ekonomike dhe me pasoja ekonomike dhe sociale negative afatgjata", kritikoi vendimet e administrates tatimore, deputeti i selise roze. Kjo ndodh, sipas Malajt, per shkakun e vetem qe qeveria te kompensoje renien e te ardhurave dhe njekohesisht te financoje qofte me 10-15% qindra projekte elektorale, per te cilat disa dhjetera kompani dhe mijera punetore jane ne stresin e punes se pa paguar. "Ky eshte keqperdorim per projekte elektorale, qe do te sjell perkeqesim te ekonomise, jo vetem pas zgjedhjeve, por per nje periudhe edhe me te gjate", vleresoi eksperti per ceshtjet ekonomike ne PS. Sipas tij, rivleresimi tatimor eshte nje metode strikte, dhe jo urdher i dhene poshte kalit te Skenderbeut, qe u qendrojne mbi koke ministrave apo punonjesve te tatimeve, si rruga e vetme per te fshehur deshtimet. "Pas vjedhjes se mijera shqiptareve me faturat trefish te energjise ne janar, kjo eshte vjedhja e dyte e madhe, qe qeveria po ben per te fshehur deshtimet e saj perpara zgjedhjeve", akuzoi ne perfundim te fjales, anetari i kryesise se Partise Socialiste, Arben Malaj.