E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Deklarata e Metës, lojë e Berishës

Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, e ka cilësuar deklaratën e kreut të LSI-së Meta se “do të bashkohet me opozitën, në rast fitoreje”, si lojë të Berishës. Gjinushi tha se askush nuk mund të përçajë të majtën dhe ta çojë atë drejt humbjes. 

VLORE- Gjatë konferencës së Partisë Socialdemokrate në qytetin e Vlorë, kreu i saj, Skënder Gjinushi ka folur ashpër për kreun e LSI-së, Ilir Metën.
Gjinushi tha se deklarata e fundit e Metës, sipas së cilës Lëvizja Socialiste për Integrim do ti bashkohet Partisë Socialiste nëse fiton zgjedhjet e 28 qershorit është veçse një lojë e Berishës, duke përdorur Metën për përçarje në koalicionin e majtë.
“Askush nuk mund të gënjejë më që të bëjnë çështje e mundur për të humbur e majta, duke bërë të gjitha përpjekjet që të përçahet e majta dhe në rast se fiton të bëhet aletate”+ tha kreu i PSD-së Gjinushi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›