Shirat, shkaktojnë përmbytje në dy lagje të Vlorës
Përmbytjet nga shirat kanë prekur edhe dy lagje në qytetin e Vlorës. Banoret thonë se vetëm pas dy ditësh nën ujë, u kanë ardhur aty mjetet që kanë filluar punën për thithjen e ujërave nga shirat. Banorët kanë kërkuar tu vinë në ndihmë.
VLORE- Koha e keqe ka shkaktuar përmbytjen e një sërë banesash në Lagjen 1 Maji dhe 24 Maji të qytetit të Vlorës. Qytetarët kanë bërë apel që zgjidhet sa më parë ky problem pasi tashmë shumë orendi shtëpiake, pajisje kanë dalë jashtë përdorimit, ndërsa rruga për të hyrë nëpër banesa është e vështirë.
Banorët deklarojnë se duhet një zgjidhje emergjente, pasi sa herë që bie shi, banesat e tyre janë të rrezikuar nga përmbytjet.
Ndërkohë, sipas përfaqësuesve të Bashkisë, zgjidhja përfundimtare do te jete brenda këtij viti me rehabilitimin e infrastrukturës së të gjithë lagjes 1 maji. (a.r/news24/balkanweb)