E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kapet i arratisuri nga komisariati i Rinasit

Arrestohet pas më shumë se 5 orësh 26 vjecari i cili u arratis nga ambientet e komisariatit të Rinasit. Policia tha se i riu ishte fshehur në një banesë në rrethinat e Tiranës. 

TIRANE- Ka zgjatur vetëm pak orë arratisja e 26 vjecarit nga ambientet e komisariatit të Rinasit. Pas një operacioni të mirëorganizuar forcat e policisë kanë prangosur sot në orët e para të mëngjesit, rreth 01.30 minuta Flamur Toskajn. Rreth orës 19.00 të së dielës Flamur Toskaj u depërtua nga policia e Bolonjës, Itali me avionin e linjës ajrore Al Italia pasi është dënuar me 1.5 vjet burg nga gjykatat shqiptare.

Toskaj kishte mundur të arratisej pasi i kishte kërkuar punonjësit të policisë që të dilte pak jashtë për të kryer nevojat personale. Burime nga policia të cilave iu është referuar tv NEWS24 kanë bërë të ditur se dyshohet se arratisja ka qenë e planifikuarm pasi 26 vjecari ka mundur të largohej nga Rinasi i hipur në një fuoristradë, ku e prisnin dy persona.

Një grup oficerësh të Shërbimit të Kontrollit të brendshëm nisën hetimet për të verifikuar rrethanat e arratisjes. Policia tha se Flamur Toskaj u gjet i fshehur në një banesë në rrethinat e Tiranës dhe se ka nisur një procedim penal ndaj punonjësve të policisë që shoqëronin të dënuarin.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›