Gjinushi: Meta erdhi tek e majta me synimin per t’u bere kryeminister
Per kryetarin e Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, deklarata qe vijne nga LSI per berjen kryeminister pas zgjedhjeve te kreut te saj Ilir Meta, tregojne se ky ka qene qellimi i koalicionit te kesaj force me Partine Socialiste. Ne nje prononcim dhene dje per televizionin “Klan”, Gjinushi shprehet i shprehet se LSI-ja duhet te kontrolloj ambiciet dhe orekset e saj elektorale. “LSI duhet te tregoj kujdes ne kontrollin e ambicieve dhe orekseve elektorale dhe te mos zbuloj para kohe se cfare ka deshire te ndodh pas zgjedhjeve”, tha Gjinushi. Kryetari i PSD-se i eshte pergjigjur dhe deklarates se bere dje nga kreu i LSI-se, Ilir Meta. Ai tha se deklaratat e Metes per ceshtjen e Kryeministrit nuk hyjne ne kuadrin e batutave. Sipas tij, qendrimet e zyrtareve LSI-se, se Meta do te jete kryeministri i ardhshem eshte nje gafe politike, qe shkakton konfuzion tek elektorati i majte. “Kjo nuk quhet as batute, sepse ne nuk kemi hapur ndonje gare se kush kap karrigen”, tha Gjinushi. Kreu i PSD-se shton se deklarata e Nacos per berjen e Metes kryeminister nuk i sherben te majtes. “Mund te quhet e pakta nje gafe politike. E shumta eshte nje diversion qe krijon probleme ne gjithe elektoratin”, thote ai. Gjinushi thote se deklarata te tilla krijojne idene se brenda se majtes, ende pa fituar zgjedhje, ka nje lufte per karrige. Kjo gje sipas tij demton te majten dhe fushaten elektorale. “Opozita e majte ka detyrimin te beje ndryshimin e madh. Kalimi ne debate te tilla te krijon idene qe behet lufte per karrige dhe jo per te kryer kete mision historik. Ku premton ndryshimin ka shume rendesi me cfare e afron. Dhe kur afron nje pjese te ish-qeverise do te jete ne krye te qeverise se ardhshme, kjo absolutisht e komprometon te majten tere opozicionin 8 vjecar”, tha kreu i PSD, Skender Gjinushi. Kryetari i Partise Social Demokrate shprehet se ne keto zgjedhjeve votuesit e duhet te zgjedhin PSD dhe jo LSI. Sipas tij, kjo force jep me shume garanci qe qeverisjen e ardhshme, ndersa e ka cilesuar LSI-ne si pjese te qeverisjes problematike te Partise Demokratike gjate 4 viteve te fundit. “Treni i majte eshte me 36 vagone ne menyre qe votuesit te zgjedhin. Zgjedhesit duhet te provojne te hipin ne vagonin tone, qe eshte nje vagon qe nuk ndryshon lokomotive rruges, nuk ka per qellim pushtetin individual apo partiak, ka per qellim ndryshimin e madh dhe ka njerez qe nuk kane barre nga korrupsioni 4-vjecar. PSD eshte nje faktor edhe per te amortizuar orekset e pakontrolluara te LSI”, u shpreh kreu i PSD-se, Skender Gjinushi.