E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i AI: Kosova dështoi me zbardhjen e krimeve të luftës

AIKosovë- Në një raport të ri, grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International ka dokumentuar abuzime në 159 shtete dhe territore, të cilat janë shkaktuar nga pushtetarët.

Raporti për Gjendjen e të drejtave të njeriut në botë për vitin 2012 ëhstë bërë publik sot, ndërsa sa i përket Kosovës raporti kritikon autoritetet për dështimin e tyre të vazhdueshëm për të ndjekur penalisht krimet e luftës, të cilat dyshohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 1999.

REL-i shkruan se ai gjithashtu kritikon përdorimin e tepruar të forcës nga ana e Policisë së Kosovës.

Në përgjithësi, raporti numëron një numër të rasteve të torturës, kushteve të këqija në burgje, të ndjekjes penale të aktivistëve për të dretja dhe të shtypjes së lirisë së fjalës.

Ai po ashtu thekson guximin e aktivistëve për të drejta për të bërë ndryshime dhe për të kritikuar qeveritë që përdorin konceptin e sovranitetit për të justifikuar shkeljet e të drejtave, raporton REL-i.

Amnesty International ka thënë se do që të sigurojë se secili ka mjete për të ndarë informacionin dhe për të sfiduar pushtetin dhe sovranitetin kur ai abuzohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›