E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shqiperia i ngjan nje invalidi ne karroce Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama prezantoi dje programin e opozites per invalidet, gjate nje takimit me anetaret e Partise Personat me Aftesi te Kufizuar, e cila eshte pjese e koalicionit opozitar. Duke folur per gjendjen e personave me aftesi te kufizuar, Rama e ka krahasuar Shqiperine me nje invalid ne karroce. “Shqiperia sot i ngjan ne dramen e vet nje invalidi i ulur ne karroce qe lufton me mish e me shpirt per t’ia dale. Qe lufton me mish e me shpirt per te bere metra perpara, qe lufton me mish e me shpirt per te mos mbetur pas”, u shpreh kreu i PS-se. Sipas tij, populli shqiptar ndodhet i ulur ne nje karroce invalidi per shkak te paaftesise se qeverise. “Ndryshe nga nje invalid qe eshte i ulur ne karroce per shkak te nje fatkeqesie dhe jo per shkak te mungeses se vullnetit te vet, jo per shkak te mungeses se deshires se vet per te vrapuar, jo per shkak te mungeses se nje mendjeje te kthjellet brenda vetes se vet, populli shqiptar eshte i ulur ne karroce, per shkak te mungeses se nje qeverie qe t’i jape mundesine te ece dhe te vrapoje drejt te ardhmes i lire dhe i barabarte ne trajtimin qe i behet me gjithe popujt e tjere te Europes”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Ai tha se nje nga premtimet kryesore eshte rikthimi ne fuqi i ligjet qe trajton kete kategori qytetaresh. “Ne jemi te angazhuar qe ne 100 ditet e para te qeverisjes sone ta rikthejme ne fuqi ligjin qe sanksionon se asnje vendim dhe asnje ligj rreth jush nuk do te merret pa ju, pa ju degjuar, pa u konsultuar dhe pa bashkebiseduar me ju”, u shpreh Rama. Nje tjeter premtim i kreut te PS-se ishte dhe perfshirja ne administrate e personave me aftesi te kufizuara fizike. Rama shtoi se nje praktike e tille eshte ndjekur dhe nga mjaft institucione ne Gjermani. “Ne do te percaktojme se ne administraten tone, ne cdo institucion do te kete vend per te sherbyer edhe personat me aftesi te kufizuar. Jam ndier i mrekulluar kur kam vizituar bashkine e Dyseldorfit. Gjate vizites sime ne ate bashki kam takuar dy persona me aftesi te kufizuar qe sherbenin si nepunes te bashkise. Njeri ne hyrje dhe tjetra ne paradhomen e kryetarit te baskise”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Kryesocialisti vleresoi fushaten qe po bejne anetaret e PPAK, duke u shprehur se ndryshe nga forcat e tjera, ata do perballen dhe me pamundesine fizike. “Mundimi juaj per te realizuar fushaten eshte i shumefishte dhe ju siguroj se i shumefishte do te jete dhe respekti im dhe i Partise Socialiste ndaj jush. Une nuk ju premtoj qe me fitoren e Partise Socialiste dhe me krijimin e qeverise tone ferri juaj do te behet parajse brenda kater vjetesh. Une nuk ju premtoj asnje mrekulli, por ju premtoj se nuk dot t‘ju tradhtoj kurre”, u shpreh kreu i PS, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›