Gjinushi, Milo e Koçi bashkohen për një parti të re

Sistemet elektorale i shkatërruan në vijimësi si parti parlamentare. Bëhet fjalë për tre kryetar partish të majta, që po zhvillojnë takime për t’u bashkuar në një parti të vetme.
Paskal Milo, krijoi partinë e vet duke u ndarë nga Skënder Gjinushi, ndërsa Petro Koçi krijoi një parti të tijën duke u ndarë nga Partia Socialiste. Por tani, Partia Social Demokrate, Demokracia Sociale dhe PSV91, do të shkrihen për të krijuar një parti të vetme.
“Në vijim të veprimit politik të së majtës socialiste dhe socialdemokrate janë shtuar takimet mes kryetarëve të PSD, PDS e PSV91. Sot në selinë e PSD u zhvillua një takim mes kryetarëve Gjinushi dhe Koçi”, thuhet në një deklaratë të përbashkët që lëshoi Lëvizja e re brenda së Majtës.
Më tej thuhet se takimi është zhvilluar në kuadër të një veprimi organizativ politik të përbashkët. “PDS, PSD dhe PSV janë të gatshme tashmë për realizimin e këtij projekti sepse ato gjykojnë se ky bashkim forcon veprimin politik të së majtës dhe rrit shanset e fitores në zgjedhjet e afërta politike”, vijon. /Start/
2011-12-16 08:46