E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet zyrtarisht kreu i KLSH-së

Ashtu sikurse pritej, Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës që Bujar Leskaj, të jetë në krye të këtij institucioni. Leskaj, ka marrë 70 vota pro dhe 61 kundër.

Ai u dekretua nga Presidenti Bamir Topi, si kandidatura e dytë për këtë post, duke qenë se kandidatura e parë, ajo e Sali Shehut u rrëzua nga mazhoranca për mos përmbushje të kritereve profesionale. Në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, kreu i këtij institucioni përzgjidhet nga Presidenti dhe emërohet dhe shkarkohet nga Parlamenti për një mandat 7 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. (neni 162).

Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin për zbatimin e buxhetit të shtetit dhe mendimin e tij për raportin e Këshillit të Ministrave për shpenzimet e vitit të kaluar financiar, para se ky të miratohet nga Kuvendi. Kuvendit i dërgohen edhe informacione për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohen nga Kuvendi. Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin vjetor të veprimtarisë së tij (neni 164). /Start/

                                                                                             2011-12-16 09:13
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›