E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet shitja 100% e Albpetrolit

 Miratimi është bërë me 72 vota pro, ndërsa opozita socialiste e kundërshtoi idenë për shkak sipas saj, se mbi 2 mijë punëtorë do të mbeten pa punë.

Albpetrol është kompania e fundit strategjike që ka mbetur në pronësi të publikut. Ndryshe nga privatizimet e kompanive të tjera, për Albpetrol qeveria ka vendosur të shesë të gjitha aksionet. Aktualisht Albpetrol zotëron 1264 puse aktive, që prodhojnë një sasi nafte prej rreth 135 mijë tonë në vit.

Aktualisht kjo kompani ka të punësuar rreth 4050 punonjës të trajnuar dhe të kualifikuar. Kjo kompani është krijuar rreth 60 vjet më parë për nxjerrjen e naftës dhe të gazit. Aktualisht prodhon nga 6 vendburime nafte në depozitime karbonatike dhe terigjene, 4 vendburime gazi dhe një rëre bituminoze. /Start/

                                                                                             2011-12-16 09:00
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›