E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi Misioni yne largimi i Berishes dhe Metes

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skëndër Gjinushi deklaroi se misioni i kësaj force politike është largimi i kryeministrit Sali Berisha për të çliruar Shqipërinë dhe largimi i kreut të LSI-së Ilir Meta për të çliruar të majtën shqiptare.

Në një konferencë për mediat, Gjinushi theksoi se LSI minimalisht duhet të kishte rrëzuar këtë Qeveri si borxh ndaj qytetarëve, ndërkohë kjo forcë politike po largohet nga Qeveria si misionare e Berishës.

"Të kapur nga ky panik kanë kurajon sot të kërkojnë votat e atyre që vranë më 21 janar dhe votat e atyre që vodhën për katër vjet më radhë. PSD është e bindur se asnjë socialist dhe asnjë i majtë nuk mund të mashtrohet më Zgjedhjet 2013Topi: Destabiliteti i dëmshëm për biznesinPS, programi për të rinjtëRama shpalos programin në Milano nga LSI", tha Gjinushi.

Kreu i PSD e akuzoi LSI-në se po futet si hajdute në shtëpinë e të majtës dhe për këtë arsye duhet të përzënë si e tillë.

"Roli i PSD-së është që e majta të përfaqësohet nga një e majtë e ndershme e pakorruptuar", theksoi Gjinushi.
Zgjedhjet 2013
Topi: Destabiliteti i dëmshëm për biznesin
PS, programi për të rinjtë
Rama shpalos programin në Milano

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›