Gjinushi Ne zgjedhje lokale me qeveri te re dhe reforme reale
Protestat e opozites te paralajmeruara per te nisur kete muaj jane jo vetem moralisht e drejte e saj por edhe nje akt politik qe ka koherence. Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi deklaroi ne nje interviste per gazeten Shqip arsyet e kalimit ne kete zhvillim politik i cili edhe pse parimisht merr shkas nga manipulimi i 28 qershorit se fundmi po gjen lende te pare ne korrupsionin e nje qeverie qe humbet perdite legjitimitetin. Problemi tradicional i se majtes ai i percarjes sipas Gjinushit eshte tejkaluar tanime per sa kohe qe LSI-ja eshte nje parti qe ka tradhtuar elektoratin e vet duke u deshmuar si nje varke shpetimi per Kryeministrin aktual...
Z. Gjinushi opozita ka vendosur nisjen e protestave qe synojne largimin e qeverise. A eshte realiste nje levizje e tille
Behet shpesh pyetja se si do te largohet qeveria me protesta. Pike se pari duhet theksuar se protesta dhe largimi i nje qeverie permes kesaj forme dhe mjeti politik eshte nje nga format me demokratike dhe frekuente ne Europen ku ne deshirojme te integrohemi. Ne Shqiperi ka nje arsye me shume per ta bere nje hap te tille pasi qeveria eshte e korruptuar dhe ne vend te administroje krizen qe ka mberthyer vendin ndikon ne thellimin e saj. Dihet se format per te larguar nje qeveri jane vota protesta dhe mjetet e tjera politike. Kur vota nuk funksionon si mekanizem legjitim i ndryshimit politik atehere mbetet rruga e zgjidhjes me protesta. Ne kete kuader duhet kujtuar sepse harrohet se edhe Shqiperia e ka kete pervoje. Dy krizat e medha te viteve 1991 dhe 1997 u zgjidhen permes zgjedhjeve te parakohshme nje vendim ky i marre ne tavoline. Pra pushteti dorezohet edhe ne tavoline kur ke abuzuar me te kur nuk eshte i ligjshem dhe kur nje qeveri nuk arrin te ndihmoje per permiresimin e situates por e keqeson ate. Per hir te argumentit qe shpesh shperfillet por edhe per te sjelle ne vemendje nje precedent te vendosur nga e majta dua te kujtoj se jane disa kryeministra te majte qe kane dhene doreheqje nen akuzat per korrupsion pavaresisht te vertetes dhe instrumentalizimit. E kam fjalen per Fatos Nanon sikurse per Ilir Meten. Pra nese disa qeveri dhe drejtues te majte kane qene te detyruar te japin doreheqje per shkak te akuzave per korrupsion atehere nje detyrim i tille ndaj qeverise se Sali Berishes as qe mund te diskutohet. Sepse nuk ka vend per krahasim mes korrupsionit te Sali Berishes dhe korrupsionit te qeverive te majta. Korrupsioni i Nanos dhe i Metes ne kontekstin e asaj se cfare po ngjet me qeverine e Berishes ngjan si veprimtari naive. Nuk eshte e rastit qe keta te fundit nga kapo te korrupsionit te majte kane perfunduar ne shegerte ortake apo mbrojtes te korrupsionit te se djathtes.
Opozita synon ndryshimin e qeverise si garanci per zgjedhje te rregullta me 2011-n apo flitet per zgjedhje te parakohshme
Levizja e opozites ka kete qellim Shqiperise i duhet nje qeveri nje marreveshje dhe nje reforme reale qe garanton zgjedhje te standardeve europiane. Jemi te vetmit ne rajon jo ne Europe qe nuk arrijme te zhvillojme zgjedhje brenda standardeve dhe kjo eshte padyshim thelbi i krizave. Shqiptaret kane te drejten e zbatimit ne praktike te parimit te neperkembur nje shqiptar nje vote. Natyrisht qe kjo nuk mund te arrihet nen drejtimin e kesaj qeverie qe jo vetem vjedh votat por nuk pranon as hetimin e nje procesi zgjedhor mbi te cilin opozita ka pretendime dhe kontestime legjitime. Eumlshte jashte cdo dyshimi qe nje qeveri i vjedh votat i manipulon zgjedhjet nese ajo ka bere korrupsion dhe per ta mbuluar ate atehere kalon tek akti i deformimit elektoral. Pra korrupsioni elektoral ushqen dhe mbron ate korrupsion qe sot e shohim te manifestuar ne skandale te perditshme te kesaj qeverie. Prandaj dua te nenvizoj se nuk eshte vetem kauza e nje opozite per te reaguar dhe protestuar por eshte detyra numer nje e shoqerise shqiptare. Per cdo dite ka nje dosje korrupsioni per nje qeveri qe e ka kthyer ne norme kete dukuri. Sa me shume i korruptuar qe te jesh aq me shume gradohesh. Kjo eshte nje gjendje qe nuk mund te vazhdoje me dhe opozita sikurse e permenda me lart ka te drejten legjitime morale dhe politike qe te kerkoje largimin e kesaj qeverie.
Ka nje parim shume thelbesor qe eshte perfshire edhe ne rezoluten e fundit. Flitet per konsensus per reformat kryesore ne vend. Nese kjo gje kerkohet per ligje te posacme si mund te mendohet atehere se mund te kete zgjedhje pa konsensus Dy parime kane zgjedhjet qe te funksionojne dhe te prodhojne legjitimitet e para qe ato ti pranoje humbesi dhe e dyta qe ti pranoje edhe populli.
A i ka marre parasysh koalicioni opozitar realitetet e veshtira brenda se majtes qe e kane penalizuar ate dy here rresht Mjafton te shohim edhe ngjarjet e fundit ne Parlament per te kuptuar se shkaqet e 2005-2009 mund te riciklohen te demshme per te majten
Jemi para fenomenit te shitblerjes se deputeteve i shfaqur qe prej vitit 2004. Ky proces fillimisht individual u thellua me shume duke kaluar deri te blerje partish sic ishte rasti i Levizjes Socialiste per Integrim ne vitin 2009. Ky eshte shkaku pse ne Shqiperi vijon qe te mos vendose vota e qytetareve se kush duhet te qeverise por pazaret. Levizja e LSI-se eshte tregues i qarte se vota per programin e nje partie premtimet e saj dhe objektivat jane formale. Kush votoi LSI-ne pa se si vota e tij sherbeu jo per te larguar Berishen sikurse premtonte Ilir Meta por per ta mbajtur ate ne pushtet nje kohe qe Saliu me keto vota i largon votuesit e LSI-se nga puna. Ky eshte nje tregues se kush e kontrollon korrupsionin ne vend. E pare ne teresi kjo sjellje deshmon nje te vertete tjeter te madhe e cila duhet kuptuar mire. Deri ne 2005-2009 mendohej se ne ishim te percare. Ne te vertete ne ishim te shitur. Fakti eshte se LSI-ja ishte kapur me kohe. Ketu eshte me vend qe te shtrohet pyetja Pse nuk kaloi qe ne fillim djathtas Pergjigjja eshte vetem nje nuk kaloi sepse cdo grupim qe shprehet haptas si i djathte nuk fiton dot. Per kete arsye pervec votave te vjedhura nevojiten edhe blerjet majtas. Kete e verteton edhe fakti se Ilir Meta justifikohet se e majta arriti deri aty ku arriti ne vitin 2005 sepse nuk gjente dot gjuhen e perbashket me Nanon. Justifikohet me propozimin per Kryeminister kur vjen puna ne bashkepunimin me te majten cka nuk e ben kur vjen puna me Berishen zevendes i te cilit edhe eshte. Ben nje autogol te madh sepse prej kohesh ka bertitur qe donin te me asgjesonin politikisht dhe mandej thote dhe pranon vete se Rama me ka propozuar per Kryeminister qe sipas tij nuk e ka pranuar per shkak te stabilitetit. Jemi pra perpara nje inkoherence ne qendrime madje perballe nje arsyetimi jologjik sipas te cilit propozimi per Kryeminister shihet si perpjekje per asgjesim dhe mandej nje propozim me i ulet na sigurohet mbijetesa politike. Nuk ka pra asnje dyshim se eshte vete dinamika e veprimeve politike te siperpermendura qe jep te kuptosh fare mire se qellimi i Ilir Metes eshte shkaterrimi i se majtes. Ai punon vetem per ambicien personale qe eshte ose kryetar i PS-se ose Kryeminister. Ne pamundesi te kesaj kerkon shkaterrimin e PS-se.
Jo me kot flitet here pas here per nje bojkot te zgjedhjeve nga ana e opozites me synimin se nje zhvillim i tille do ta faktorizonte LSI-ne si opozite te vetme. I gjithe aludimi qe ngrihet ne kete rast keqperdor ate se cfare opozita thote per procesin e ardhshem zgjedhor. Dhe ajo cfare ne themi nuk eshte se sdo te hyjme ne zgjedhje por se nuk mund te kete zgjedhje me kete qeveri. Pyetja pra qe shtrohet eshte se a mund te kete zgjedhje me nje pale Ne demokraci nuk ka dhe nuk mund te kete. Zgjedhje me nje pale i bente vetem Partia e Punes e cila kur i kerkonin pluralizmin nxori ne skene Bashkimet Profesionale si alternative cka edhe kete Ilir Meta nuk mund ta luaje.
Edhe njehere z. Gjinushi pse opozita u drejtohet protestave dhe shpreson largimin e Berishes kur pervoja e ketij viti deshmoi se ato nuk dhane ndonje rezultat konkret per zgjedhjen e krizes
Protestat kane dhene rezultat dhe kjo nuk mund te mohohet. Protestat e para qe kulmuan ne nentor kompaktesuan opoziten bene te qarte problemin dhe e nderkombetarizuan ate. Alibia e njohjes se zgjedhjeve si proces pa probleme ra si e tille dhe natyrisht kjo gje u be e mundur nga levizja e opozites. Kjo gje u pasqyrua edhe ne rezoluten e Keshillit te Europes qe eshte garantuesi i standardeve te zgjedhjeve. Protestat e majit sollen ne nje progres te kauzes se opozites jo vetem pse u pranua dhe u njoh ekzistenca e krizes por u vu gishti edhe mbi fajtorin e saj. U pa qarte se Berisha jo vetem qe eshte shkaktar kryesor i saj por edhe penguesi i zbardhjes se te vertetes se zgjedhjeve. Per me shume qe qytetaret kane kuptuar tanime se nuk eshte deformuar vota e partive por vota e tyre zgjedhja qe ata kane bere. U vertetua katerciperisht teza jone se voten e vjedh vetem nje qeveri qe vjedh pasurine publike. Dhe pikerisht me leket e vjedhura permes korrupsionit riciklohet edhe operacioni i manipulimit elektoral pra e keqja ushqen keshtu veten. Jo me kot viti i fundit i qeverisjes se Berishes ne drejtim te korrupsionit eshte me i rende se 4 vitet e para. Jo me kot pas zgjedhjeve te manipuluara ai i mbylli edhe skandalet e DurresndashKukes Gerdecin etj. I mbylli pasi me ane te nje procesi qe u trumbetua si me i miri formalisht qeveria u mandatua per korrupsionin. Ky eshte nje rreth vicioz shume i rrezikshem pse priret te legjitimoje vjedhjen.
Si e gjykoni qendrimin e Presidentit ne kete situate duke pasur parasysh se nga perfaqesues te se majtes eshte folur shpesh edhe per krize institucionale
E verteta eshte qe kriza ne Shqiperi nuk eshte perplasje pozite-opozite. Kur vidhet vota kriza eshte mes popullit dhe atij qe vjedh duke u konstatuar si shumice e rreme. Kriza eshte mes atyre qe votuan LSI-ne dhe pozicionit qe ajo si parti mori me pas. Me tej akoma kriza eshte nje perplasje mes shumices dhe Kushtetutes te cilen ajo e ka shkelur 40 here. Madje nje pjese e vendimeve nuk zbatohen si ne rastin e ceshtjes se pronave duke e vendosur qeverine mbi gjykatat dhe vendimet e saj. Kriza qendron nderkohe edhe te fakti se Kryeministri i Partise Demokratike eshte ne perplasje me te gjitha institucionet te cilat ai i perfytyron permes personave qe i drejtojne ato. Te njejten situate dhe marredhenie do ta shohim ne mes Berishes dhe Nanos Metes Bamir Topit Alfred Moisiut Rexhep Meidanit ndash nje marredhenie e shoqeruar me akuza te ashpra deri ne absurd. Vini re u takua dje me kryetarin e ri te Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja sepse ai ende nuk ka marre nje vendim. Nuk zhvilloi Berisha takime as me Theodhori Sollakun Ina Ramen Bahri Shaqirin qe e ka ne varesi direkte. Kemi pra nje Kryeminister qe krizat politike pervecse i stimulon i kalon edhe ne planin personal qe duhet thene jane shkak i pare. Kush do te shohe te verteten e sheh ate. Ata qe jane me te korruptuarit jane edhe miqte me te medhenj te Berishes. Mjafton te kesh dosje dhe rruga eshte e hapur. Keto jane kriteret e Kryeministrit te Shqiperise. Shikoni se cfare ndodh aktualisht po te mos qe i lidhur Prudentino me qeverine a nuk do te dilte Saliu te bertiste per suksesin e Policise se Shtetit per arrestimin e bujshem. Cfare verteton atehere heshtja e Kryeministrit ne kete rast