E Diel, 1 Nëntor 2026

PE voton pro heqjes se vizave per Shqiperine

Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen. Ne mbledhjen e sotme Parlamenti Europian ka miratuar me shumice votash rezoluten e europarlamentares Tanja Fajon per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.

Ne fjalen e saj para votimit eurodeputetja Fajon i ka bere thirrje te gjithe kolegeve te saj qe te votojne pro heqjes se vizave per Shqiperine dhe Bosnjen pasi te dyja keto vende i kane plotesuar te gjitha kerkesat e KE-se per heqjen e vizave.

Nderkohe data perfundimtare kur shqiptaret do te levizin lirshem ne hapesiren Shengen do te merret ne daten 8 nentor ne mbledhjen e ministrave te brendshem te Bashkimit Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›