E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes vdes nje grua gjate lindjes

Nje grup hetimor nga Tirana ka shkuar ne maternitetin e Kukesit per te hetuar shkaqet e vdekjes se nje gruaje te re.

Ekspertet ligjore po shtyrtojne rrethanat se si 24-vjecarja humbi jeten ndersa ishte shtatzane dhe ndodhej ne maternitet per te lindur. E reja me me inicialet R.I kishte mbi nje jave qe ishte nen kujdesin mjeksore per te perfunduar me sukses shtatzanine por fati i keq eshte ndare nga jeta ne momentet e sjelljes ne jete te femise se pare.

Vdekja e 24-vjecares ka ndodhur dje rreth ores 1220 minuta dhe menjehere ka mberritur ne vendin e ngjarjes policia e Kukesit. Sipase burimeve prane maternitetit femija kishte humbur jeten ende pa lindur dhe kjo ka shkaktuar edhe vdekjen e gruas se re. Policia dhe Prokuroria e Kukesit thone se nuk ka asnje denoncim nga ana e familjareve por edhe versione ne lidhje me shkaqet e vdekjes gjithcka do te zbardhet pas raportit perfundimtare qe do te behet nga specialistet e ardhur nga Tirana.

Familjaret e viktimes dje thane se nuk duan te bejme publike vdekjen e te afermes si dhe nuk do bejne kallezim por organet hetimore po ndjekin kete ceshtje nderkohe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›