Gjinushi: Opozita të kërkojë largimin e Berishës
06/08/2010 Qëndrimi i PSD-së
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi e konsideroi lojë të shumicës në pushtet zgjatjen e negociatave për transparencën e zgjedhjeve. “Këto negociata, do apo nuk do, marrin një karakter formal, deri edhe zhgënjyes për opinionin publik dhe atë ndërkombëtar, sepse negociohet për një gjë që o bëhet, o s’bëhet dhe negociohet për një të drejtë kushtetuese”, - vlerësoi Gjinushi. Për të qenë më konkret, kreu socialdemokrat theksoi se nuk është dakord me zgjatjen e këtyre negociatave, sepse “është kthyer në lojë shumë të qartë. Saliu po e përdor vetëm për fitim kohe, që të afrohen zgjedhjet lokale dhe të thotë se ‘tani nuk kemi çfarë të bëjmë, të merremi me të ardhmen’”. Për këtë arsye Gjinushi këshilloi Partinë Socialiste që të tregohet me radikale në qëndrimin e saj kundrejt mazhorancës, pasi rruga e vetme që duhet ndjekur është ai i largimit të Berishës. “Rruga është që ky që ka vjedhur votën, ky vjedh përsëri. S’ka ndryshuar asgjë. Përveçse vërtetoi se jo vetëm vjedh, por nuk lë të kontrollohet. Është koha që opozita t’i thërrasë mendjes dhe të kuptojë një gjë: pa largimin e shkaktarit të krizës të tjerat janë utopia, janë gjuaj edhe një herë pa të shohësh. Pra, janë dorëzim dhe bërje e një opozite formale”, - theksoi Gjinushi.