Aksi kombëtar Fier-Vlorë i ngarkuar me plehra
06/08/2010 Baret e restorantet hedhin mbeturinat anës rrugës, nuk merren masa
Tonelata me mbetje urbane janë hedhur në vendin e quajtur “Kthesa e Koshovicës” dhe kanë zaptuar një pjesë të madhe rruge të aksit kombëtar Fier-Vlorë. Sipas banorëve, mbetjet urbane kanë prej shumë muajsh në këtë vend. Sasia e madhe e tyre ka zënë edhe një pjesë të madhe të aksit rrugor të rrugës kombëtare Fier-Vlorë. Era e rëndë që mbizotëron në këtë zonë e bën më të vështirë jetesën e përditshme të banorëve që jetojnë këtu. Lloji i mbetjeve urbane janë ato ushqimore të hedhura, sipas banorëve, nga pronarët e bareve dhe restoranteve. Situata rëndohet sidomos në këtë periudhë, që është edhe piku i sezonit të dasmave. Plehrat e shumta të hedhura në këtë aks të rëndësishëm kombëtar që lidh Fierin me Vlorën bregdetare, sidomos tani në sezonin e verës, i detyron drejtuesit e automjeteve të shtojnë shpejtësinë për të evituar erën e rëndë, ose të devijojnë rrugën për shkak se këto plehra kanë zbarkuar edhe në rrugë.
Askush nga anëtarët e pushtetit lokal, qoftë në Fier apo në komunën e Levanit, që e ka në juridiksion këtë vend, nuk janë interesuar për heqjen e këtyre plehrave. Duke qenë se ato ndodhen në aksin kombëtar, jo vetëm dëmtojnë imazhin e turistëve vendas, por sidomos atyre të huaj, përpos problemeve të rënda shëndetësore që përhapin.
Aurora Damini